Aktuale
KEK-u paralajmëron krizë energjetike – fton banorët e Shipitullës e Hades t’i nënshkruajnë kontratat për zhvendosje
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/kek.jpg)
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) u ka bërë thirrje banorëve të fshatrave Hade dhe Shipitullë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre që brenda afateve ligjore të lajmohen në zyrat e KEK-ut Departamenti Pronës, për të nënshkruar marrëveshjet për zhvendosje jo më vonë se deri me 15 dhjetor 2017.
Sipas një komunikatë të KEK-ut kjo korporatë ka kërkuar që ky procesë të përfundojë sa më shpejtë.
“Siç jeni të njoftuar, me 01 dhjetor 2017, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për shpronësimin e këtyre zonave kadastrale dhe tani është në të mirën e banorëve dhe të gjitha palëve të interesit që ky proces të përfundoj sa më shpejt, pra brenda afateve ligjore dhe mos të kemi edhe më tutje vonesa që rrezikojnë funksionimin e mirëfilltë të korporatës”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Sipas KEK-ut “vazhdimi i vonesave për marrëveshje nuk është as në të mirën e banorëve por edhe është duke ndikuar direkt edhe në stabilitetin financiar të korporatës dhe punëtorëve e mbi të gjitha po e rrezikon vendin të mbetët pa energji elektrike ose të paguajnë me çmimin shumëfish me të lartë për import të energjisë elektrike”.
“Për të dalë nga kjo situatë, KEK-u edhe një herë i bënë thirrje banorëve të fshatrave Hade e Shipitullë që të reflektojnë karshi ofertave shumë të favorshme të KEK-ut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës duke nënshkruar sa më parë marrëveshjet për zhvendosje”, thuhet në një komunikatë të dërguar nga KEK-u.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)