Aktuale
KEK pretendonte të ketë bërë marrëveshje, por banorët e Hadës dhe Shipitullës po protestojnë
Telashet për shpronësimin e tokave në fshatin Hade dhe Shipitullë të Obliqit, nuk iu ka ardh fundi, ashtu siç pretendonte KEK javën e kaluar.
Shpronësimi i tokave po bëhet për nevojat e KEK, në mënyrë që të nxjerrin thëngjill për furnizim të energjisë në Kosovë.
Mirëpo banorët e këtyre dy fshatrave nuk kishin lejuar shpronësimin e tokave, pasi që ata kërkonin që t’iu plotësohen kushtet, dhe jo tokat e katragjyshave t’iu shkoni për “pesë pare”.
Pas disa javësh mos pajtime mes dy palëve, KEK javën e kaluar kishte deklaruar se ka arritur marrëveshje me familjet atje dhe se puna do të nis.
Por sot nuk del të jetë bërë ndonjë marrëveshje.
Banorët atje kanë dal në protestë ku kërkojnë ndërpritet puna e ekskavatorit të KEK, i cili sipas banorëve është në zonën e rrezikut.
Në protestën e banorëve prezentë janë edhe Policia e Kosovës, ku këta të fundit kishin ndaluar banorët që të mos i afrohen kufirit ku është duke i bërë punimet ekskavatori i KEK.
Protestuesit e mbledhur nga lagjet Mirena, Krasniqi, Bërbatovci dhe Mjekiqi të fshatit Hade dhe Shipitull kërkojnë që sipas ligjit të bëhet marrëveshja përfundimtare për kompensimin e pronave.
Ata thonë se ekskavatorët e KEK-ut janë duke operuar brenda zonës së sigurisë në afërsi prej 120 metrash ku janë duke jetuar banorët.
Ata po kërkojnë që në vendin ku po mbahet protesta të vijë prokurori i shtetit, ndërkohë që kanë paralajmëruar vazhdimin e protestës për ditën e hënë dhe eskalim të situatës gjatë ditëve të ardhshme.
You must be logged in to post a comment Login