Featured
KE do të mbështesë tri ndërtime në Gjilan me 1.5 milion euro
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/auto_pr11510764936.jpg)
“Kodra e Dëshmorëve”, “Rruga e Prishtinës” dhe “Rruga e Ferizajit”, me anë të një tubimi të organizuar në mbrëmje, e kanë mirëpritur kryetarin aktual dhe kandidatin e Lidhjes për edhe një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri, ndërsa, siç thotë LDK, ia ofruan mbështetjen e madhe për garën e 19 nëntorit.
Ai, në këtë tubim, ka bërë të ditur se lajmin e mirë se Komisioni Evropian ka konfirmuar mbështetjen e tri projekteve të mëdha për Gjilanin.
“Ndërtimi i çerdhes në ‘Arbëri’, ndërtimi i ‘Tregut të Gjelbër’ dhe vendkalimi kufitar në Stanqiq, janë projektet që do të na mbështetë KE me kosto prej 1.5 milionë euro”, ka deklaruar Haziri.
Haziri, pasi falënderoi të pranishmit për këtë besim, tha se me fitoren e tij dhe të LDK-së më 19 nëntor, do të fitojnë të gjithë, për të ardhmen e komunës.
“Votimi, angazhimi dhe mbështetja e juaj më 22 tetor, neve na ka bërë më të përgjegjshëm, më të respektueshëm dhe më të përulur. Më 19 nëntor, ne e presim rikonfirmimin e besimit. Ne këtë besim do t’ua kthejmë me punë t’hajrit dhe me investime në çdo cep të komunës sonë. Përveç tjerash, në mandatin e ri do ta realizojmë projektin kapital të rrugës katër korsi nga ‘Tuneli’ e deri te ‘Gllama’, në gjatësi prej 3.2 kilometra”, ka deklaruar Haziri.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)