Connect with us

Aktuale

KDI kërkon nga shteti t’i forcojë mekanizmat e kontrollit për siguri në punë

Published

on

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur sot konferencë për media në të cilën ka paraqitur rekomandime lidhur me të drejtat e punëtorëve në sektorin privat dhe rreziqet me të cilat përballen në vendin e punës.

Florent Spahija, nga KDI, ka theksuar se gati çdo muaj në Kosovë raportohet për raste të reja të humbjes së jetëve të punëtorëve, kryesisht në sektorin e ndërtimit të lartë. Ai ka informuar se edhe në KDI gati çdo ditë pranohen thirrje nga qytetarët që ankohen për shkeljet e të drejtave të tyre në punë kryesisht në sektorin privat, por pa e përjashtuar as atë publik, i cili ka thënë se do të duhej të ishte shembull i respektimit të të drejtave të punëtorëve nga marrëdhënia e punës.

“Fenomeni i vdekjeve në vendin e punës ka shënuar rritje në vitet e fundit, për shkak të hovit në rritje të ndërtimeve në çdo pjesë të Kosovës dhe mundësisë për t’u punësuar në këtë sektor për shkak të kërkesës së sektorit për fuqi punëtore të pa kualifikuar. Shumë punëtorë inkuadrohen në sektorin e ndërtimit edhe përkundër kushteve jo të mira të punës dhe pasigurisë në punë që mbretëron tash e një kohë në këtë sektor sidomos”, ka thënë Spahija.

Duke folur rreth faktorëve që çojnë në vdekjet në vendin e punës ai ka potencuar se ata mund të jenë të ndryshëm, por e përbashkëta e tyre është: mungesa e sigurisë në kryerjen e detyrave dhe neglizhenca e punëdhënësit në ofrimin e kushteve për punë si dhe neglizhenca e Inspektoratit të Punës në mbikëqyrjen edhe parandalimin e rasteve të tilla.

Në përpjekje për të siguruar një vend pune, qytetarët ballafaqohen me shumë padrejtësi dhe shkelje. Spahija bëri të ditur se ankesat e qytetarëve të raportuara në KDI për sektorin privat flasin për raste kur punëtori me një njoftim të thjeshtë ka mbetur pa vendin e tij të punës, kur punëtorit nuk i respektohet orari i punës apo nuk i është bërë pagesa për punën jashtë orarit, zvogëlim i pagës pa paralajmërim, dhënie e pagës nën nivelin e pagës mesatare, vonesa në pagesë deri në tre muaj, punë 24 orëshe pa ndërprerë, për mos pagesë të kontributeve pensionale dhe mos dhënie të pushimeve në fundjavë, gjatë festave zyrtare apo pushimit vjetor, por edhe shumë raste të tjera.

Po ashtu ka nënvizuar se KDI duke u marr vazhdimisht me problematikën e diskriminimit të punëtorëve dhe mos respektimin e të drejtave të punëtorëve rekomandon:

-Secili punëtor i pakualifikuar që punon një profesion të zanatit, duhet të detyrohet që të kualifikohet dhe të merr certifikatën e kualifikimit nga Agjencia e Punësimit;

-Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Inspektoratin e Punës të punoi në harmonizimin e legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian;

-Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës/Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes buxhetit të parasheh vazhdimisht rritjen e numrit të Inspektorëve të Punës dhe pagave të tyre;

-Inspektorati i Punës të rrit numrin e inspektimeve në terren;

-Inspektorati i Punës të vazhdoi me kampanja vetëdijësuese mbi të drejtat e punëtoreve dhe shkeljet e mundshme për punëdhënës dhe punëtor;

-Inspektorati i Punës duhet të ofroj mundësi që punëtorët të paraqesin ankesat e tyre në mënyrë anonime dhe ankesat e njëjta të merren parasysh.

-Inspektorati i Punës duhet të rrit nivelin e transparencës duke bërë publike në ueb faqe të gjitha vendimet që i merr;

-Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me ndihmën e Odave Ekonomike duhet të krijoj mekanizmat që detyrojnë edhe kompanitë private të kenë organizime sindikale;

-Qeveria e Kosovës së bashku me Sindikatat e punëtorëve por edhe sektorin privat duhet ta përpilojnë kontratën kolektive dhe ta nënshkruajnë atë;

-Gjykatat duhet të përmbahen afateve ligjore dhe çështjet e punës duhet ti trajtojnë me efikasitet dhe prioritet.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending