Aktuale
KB “Krusha”: Ne nuk zmbrapseni para sfidave edhe këtë situatë e kapërcejmë shpejt
“Fuqia e grave të Krushës së Madhe, të cilat janë ngritur mbi tragjedinë që u ka shkaktuar lufta, do vërtetohet edhe kësaj radhe, ne nuk zmbrapseni para sfidave, edhe këtë situatë e kapërcejmë shpejtë”, kështu thuhet në reagimin e Kooperativës Bujqësore ”Krusha” në lidhje me incidentin që ka ndodhur në hapësirat e saj të punës.
Ajo ka theksuar që nuk ka asnjë të lënduar dhe ka kërkuar që të mos përhapen dezinformata për këtë.
“Lusim mediat të kenë kujdes të shtuar dhe të mos përhapin dezinformata sepse nuk ka asnjë të lënduar dhe situata është në kontroll”, thuhet në njoftim.
“Të nderuar konsumatorë, me keqardhje ju njoftojmë për incidentin dhe djegien e hapësirave të Kooperativës Bujqësore “Krusha”!
Ju informojmë që nuk ka asnjë të lënduar dhe kooperativa shumë shpejtë do bëjë riparimet e nevojshme për të vazhduar me procesin e punës.
Lusim mediat të kenë kujdes të shtuar dhe të mos përhapin dezinformata sepse nuk ka asnjë të lënduar dhe situata është në kontroll.
Ne do vazhdojmë të jemi storie suksesi, falënderojmë të gjithë qytetarët vullnetarë që na dolën në ndihmë dhe ekipin e zjarrfikësve nga komuna e Rahovecit.
Fuqia e grave të Krushës së Madhe, të cilat janë ngritur mbi tragjedinë që u ka shkaktuar lufta, do vërtetohet edhe kësaj radhe, ne nuk zmbrapseni para sfidave, edhe këtë situatë e kapërcejmë shpejtë.
Vazhdojmë me punë!”




