Connect with us

Featured

Katër trende më të bukura për dekorimin e banjës për këtë vit

Published

on

Në rast që njëri ndër vendimet tuaja të vitit të ri është rinovimi i banjës, kemi disa ide për ju

Banja këtë vit do të jetë perfekt moderne dhe e zbukuruar, që do të thotë se mjaft gjëra të cilat deri tani i kemi kuruar dhe inkorporuar në to do të dalin nga moda, transmeton Telegrafi.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë që patjetër ta rinovoni gjithë banesën tuaj kur trendët ndryshohen, por thjesht ju orienton në cilin drejtim do të duhej të shkonit, nëse tashmë planifikoni ridizajnim të hapësirës suaj banesore apo të shtëpisë.

Vaskat e veçanta

Vaskat e veçanta pa këmbë janë dëshmi e përsosur i stilit modern. Vaskat e këtilla janë krijuar nga materiale të ndryshme siç janë druri apo guri dhe ofrohen në shumë ngjyra – nga e kaltra deri te ngjyra e zezë, kështu që shumë lehtë mund të gjeni modelin i cili do t’i përshtatet stilit që dëshironi.

Vaskën tuaj mundeni lehtë ta zbukuroni me detaje të bukura metalike apo me rafte të vogla lëvizëse për qirinj aromatikë dhe cikërrima të tjera glamuroze.

Betoni

Ky material është tepër i popullarizuar në dekorimin e gjithë shtëpisë, posaçërisht të banjës. Betoni është i qëndrueshëm, lehtë mundeni vetë vendosni dhe nuk kërkon shumë kur është fjala për buxhetin tuaj.

Mund të vendosni për banjën e cila është e tëra e punuar nga betoni apo nga vetë muret e betonit, dyshemetë, lavamanin, vaskën apo kabinën e dushit.

Pllakat

Thjesht, pllakat ngjyrë të bardhë ose ngjyra të lehta po kthehen në modë, andaj gjithnjë e më shpesh kemi rastin t’i shohim edhe në kuzhina edhe në banja të shtëpive të stilit modern dhe bashkëkohor. Në ofertë ka varietete të ndryshme të pllakave kur është fjala për dukjen dhe dimensionet e tyre dhe gjithnjë e më shumë nuk janë të përkufizuara vetëm në ngjyrën e bardhë.

Me to mund të mbuloni gjithë banjën tuaj, vetëm muret, vetëm një mur, nëse vaskën apo lavamanin mund t’i kombinoni me pllakat e tjera në dysheme dhe me to të krijoni dukje krejtësisht të papritur, por moderne.

Pasqyra si dëshmi stili

Pasqyrat glomaze dhe me dimensione të mëdha janë të shkëlqyeshme për krijimin e detajit të theksuar në banjë, sepse në secilën hapësirë të këtillë dukja e tyre përshtatet perfekt, duke dyfishuar vizualisht hapësirën dhe duke reflektuar dritën.

Retro-pasqyrat do të krijojnë vibracione tepër fine në një hapësirë, por janë të përsosura për hapësira glamuroze, si kontrast i detajeve moderne. 

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending