Connect with us

Aktuale

Katër muze të zotuar, asnjë i realizuar

Published

on

Katër projekte muzeore ishte paraparë të finalizoheshin këtë vit në Prishtinë. Komuna e Prishtinës në vitin 2018 pati nënshkruar marrëveshjen për themelimin e muzeut “Ibrahim Kodra” në Prishtinë në bashkëpunim me fondacionin me të njëjtin emër. Kryetari Shpend Ahmeti pati thënë se muzeu do të menaxhohet sipas Statutit për Muzeun e Prishtinës dhe do të vendoset në ndërtesën e ish-Bibliotekës së Qytetit në Tophane.

Komuna u zotua ta kthente në muze edhe shtëpinë trekatëshe të familjes Aliu, që ndodhet në lagjen “Kodra e Trimave”, e cila në periudhën 1992-1999 shërbeu si shtëpi-shkollë. Ky vendim u mor në qershor të vitit 2018. Të restaurohej dhe të përdorej si muze përkujtimor ishte vendosur edhe për objektin e Shkollës së Parë Shqipe në Prishtinë, që ndodhet afër ndërtesës së Komunës së vjetër.

Njësoj si muzetë e lartpërmendur, edhe projekti për institucionin muzeor që do t’i dokumentojë krimet e luftës në Kosovë ka mbetur i pazë.

Edhe pse kryetari Ahmeti i pati vlerësuar si projekte serioze të Komunës në fushën e arteve pamore, këto ide kanë mbetur në heshtje.

Gazeta “Zëri” ka kontaktuar Blerta Bashollin, drejtoreshën për Kulturë në Komunën e Prishtinës, për të parë se deri ku ka shkuar puna në këto drejtime, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Kurse për “Zërin” Yll Rugova, ish-drejtor në Drejtorinë për Kulturë në Komunën e Prishtinës, ka thënë se projektet për shtëpinë-shkollë të Hërticëve, pastaj projekti për muzeun “Ibrahim Kodra” dhe muzeu për luftën janë projekte që kanë filluar si bashkëpunim i shumë pjesëmarrësve që ndërlidhen profesionalisht dhe në forma tjera me fushat që trajtohen në këto muze. “Sipas dinamikës së punës që kishim, një pjesë e këtyre punëve tashmë do të duhej të kishte mbaruar. Për shembull muzeu ‘Ibrahim Kodra’ do të duhej të ishte i përfunduar tash. Kurse për muzeun e shtëpive-shkolla të Hërticëve tash do të duhej të nisnin punimet e realizimit. Por sipas informatave që kemi muzeu ‘Ibrahim Kodra’ është pezulluar tërësisht. Kurse për muzeun e shtëpive-shkolla e kanë anuluar konkursin e hapur për projekt. Pa ndonjë afat ose njoftim për rihapje”, njofton Rugova.

Ai ka theksuar faktin që Prishtina është i vetmi kryeqytet në Evropë që ka vetëm një muze funksional. “Sa për informatë, Prishtina është i vetmi kryeqytet në Evropë me vetëm një muze funksional. Përderisa Tirana dhe Shkupi për shembull i kanë nga më shumë se dhjetë”, tha Rugova. Ai vë theksin mbi rolin e muzeve, duke i vlerësuar si dokumentues për shkencën, artin dhe historinë. “Muzetë kanë rol informues dhe dokumentues për shkencën, artin dhe historinë. Si të tilla të domosdoshme për arsimimin e popullatës, për kujtimin e historisë e qe besa edhe si atraksion turistik për vizitorë të shumtë të brendshëm dhe të jashtëm”, vlerëson ish-drejtori për Kulturë, Rugova.

Se shtëpia e tyre që shërbeu si shkollë është bërë muze vetëm “gojarisht” thotë edhe familja Hertica në Prishtinë. Përderisa i zoti i shtëpisë Mehmet Aliu, që e kishte kthyer shtëpinë e tij në shkollë, ka ndërruar jetë para pak muajsh, familjarët e tjerë konfirmojnë për se hapa konkretë për kthimin e kësaj shtëpie në muze nuk janë ndërmarrë. “Kanë thënë se do ta bëjnë muze, por nuk është bërë asgjë konkrete. Është një pllakë që e kanë vendosur aty, por shtëpia ka mbetur në gjendje të njëjtë, nuk kujdeset askush përveç nesh”, ka thënë Ekrem Aliu nga kjo familje.

Shtëpia-shkollë e Herticëve ka 12 dhoma, të cilat asokohe u ndanë në klasa, u caktua edhe kabineti i informatikës e oborri i familjes Aliu u improvizua edhe si fushë sportive. Përveçqë dha objektin në shfrytëzim, kjo familje u angazhua plotësisht në mirëmbajtën e kësaj shkolle dhe u kujdes për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe për nxënësit për rreth nëntë vjet.

Gazeta “Zëri” e pati vizituar këtë shtëpi pak ditë pasi Komuna e Prishtinës mori vendimin ta kthejë në muze. Asokohe Mehmet Aliu i pati thënë gazetës se duke e lëshuar shtëpinë e re për shkollë vetëm e ka kryer një obligim ndaj atdheut. “Kjo shtëpi është ndërtuar nga unë e vëllai për të banuar në të. Por erdhi situata qysh erdhi, nxënësit i qitën në rrugë e u mbyllën shkollat. Kështu vendosëm ta lëshojmë për shkollë. Unë jam i kënaqur që ata nxënës kanë mësuar në këtë shkollë e kanë marrë dije”, thoshte Aliu, duke çmuar lart sjelljen e shkëlqyeshme të atyre gjeneratave dhe bashkëpunimin me profesorët.

Te Herticët vazhdon të mungojë përkujdesja institucionale, konservimi dhe ruajtja profesionale e shtëpisë, si dhe një ciceron i caktuar që do t’i priste vizitorët.

Gjatë së hënës “Zëri” ka provuar të kontaktojë edhe me fondacionin “Ibrahim Kodra” për të marrë përgjigje lidhur me funksionalizimin e muzeut me emrin e artistit të madh në Prishtinë, por kjo ka qenë e pamundur.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending