Connect with us

Featured

Kaq punëtorë të ndërtimit vdiqën e u lënduan në vitin 2017

Published

on

Ashtu si vitet paraprake, as viti që po e lëmë pas nuk kaloi pa të vdekur në vendin e punës, të lënduar e shumë shkelje ligjore nga punëdhënësit.

Një numër të tyre i ka identifikuar edhe Inspektorati i Punës krahas kapaciteteve që ka ky institucion.

Edhe për këtë vit sektori i ndërtimtarisë kryeson me rastet e vdekjeve në vendin e punës, lëndimeve si dhe masave të shqiptuara nga Inspektorati i Punës për punëdhënësit që kanë bërë shkelje të dispozitave ligjore, shkruan Ndërtimi.info.

Viti 2017-të, sipas Inspektoratit të Punës, 7 punëtorë të ndërtimtarisë kanë gjetur vdekjen në vendin e tyre të punës, e 30 të tjerë janë lënduar nga aksidentet gjatë procesit të punës.

Mirëpo, të dhëna krejt tjera ka Sindikata e Pavarur e punëtorëve të sektorit privat.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi ka bërë të dikur për Ndërtimi.info se gjatë viti 2017 janë shënuar 8 vdekje të punëtorëve të ndërtimtarisë gjatë punës.

Numri i punëtorëve të ndërtimtarisë që janë lënduar në punë sipas Azemit, është 1 mijë e 476. Kurse ky numër krahasuar me të dhënat e Inspektoratit të Punës i bie të jetë 1 mijë e 446 më shumë.

Ndërsa, zëvendëskryeinspekori i Inspektoratit të Punës, Agim Millaku ka theksuar për Ndërtimi.info se problemet më të mëdha janë në sektorin e ndërtimtarisë.

“Problemet më të mëdha deri tash janë në ndërtimtari sepse e kemi numrin më të madh të aksidenteve në vendin e punës dhe rrezikohet jeta dhe shëndeti në punë. Në këtë kontekst edhe prinë me numrin e aksidenteve të identifikuara nga Inspektorati i Punës”, ka thënë ai.

Duke paraqitur punën e Inspektoratit deri në muajin nëntor, Millaku ka treguar se në të gjitha sektorët janë kryer 7 mijë e 475 inspektime apo 190 inspektime më shumë se viti 2016 në tërësi.

Bazuar në këto inspektime ai ka bërë të ditur se janë inspektuar vetëm 12 për qind të kompanive që operojnë në vend, duke vlerësuar se ky nuk është suksesi që kishte pretenduar Inspektorati.

Nga puna në terren Inspektorati ka identifikuar 370 subjekte që nuk kanë siguruar pajisje personale mbrojtëse për punëtorët e tyre, ndërsa 530 nuk kanë siguruar mjetet adekuate për dhënien e ndihmës së parë.

I dyti i Inspektoratit ka bërë të ditur se gjithashtu gjatë këtij viti ka filluar licencimi i personave që do të merren me vlerësimin e rrezikut të shëndetit she sigurisë në punë, duke theksuar se janë krijuar dy subjekte që do të merren me këtë punë e që se një subjekt i tillë i ka tre pjesëtarë të licencuar./Ndërtimi.info/

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending