Connect with us

Aktuale

Kaq persona do të punësohen në vitin e parë në Borea, tregon Muhaxheri

Published

on

Qendra turistike dhe rekreative “Borea” në Pejë punimet e cilës nisën javën që shkoi pritet të bëhet atraksioni më i mirë turistik në Ballkan, në të cilën do të punësohen rreth 500 persona qysh në vitin e parë të funksionimit të tij.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri në një intervistë për KosovaPress ka folur për qendrën turistike “Borea”, kostoja e të cilit pritet të kap shifrën 53 milionë euro dhe që është në partneritet publiko-privat.

Duke e kritikuar Qeverinë e Kosovës që nuk i ka siguruar mjetet për ndërtimin e kësaj qendre, Muhaxheri tha se përmes këtij projekti u është dhënë mundësi bizneseve private të investojnë në sektorin e turizmit.

“Kjo është në partneritet publiko-privat në të cilin komuna e Pejës e jep tokën, ndërsa biznesi privat investon në ndërtimin e qendrës këtu, hotelit, pikënisjes së teleferikut dhe ndërtimin e telekabinave dhe vendit për skijim në majën e Cvërlës. 53 milionë euro domethënë në kohë kur shteti nuk ka mundësi me investua në projekte të tilla, edhe pse ish dashur me i gjetur mjetet, atëherë është hapur si mundësi, alternativ tjetër që biznesi privat me u angazhua me i ndërtuar ato sektor në të cilat shteti nuk është duke investuar”, tha Muhaxheri.

Më tutje i pari i Pejës, ka thënë se efektet ekonomike dhe sociale që do t’i prodhojë “Borea” janë mjaft të mëdha, kështu duke e bërë Pejën lidere të turizmit në Kosovë e më gjerë.

“Impakti direkt i punësimit është rreth 500 persona në vitin e parë, mirëpo impakti tjetër indirekt është i shumëfishtë. Një euro e fituar në teleferik është diku 10 deri 12 euro të fituara në qytetin e Pejës. Besoj që ky projekt ka qenë ëndrra më e madhe e qytetarëve të Pejës prej vitit 77 domethënë i bie dy breza kanë ëndërruar me ndërtua, besoj që gjeneratat e ardhshme do iu jepet shanse të ëndërrojnë me mbarua projekte shumë më të mëdha se ky teleferik edhe qyteti i Pejës do të jetë një qytet lider në zhvillimin e turizmit në Republikën e Kosovës, por besoj edhe më gjerë në regjion”, tha Muhaxheri.

Kryetari i Pejës, tutje duke e shpalosur se çka përfshinë ky projekt madhor për skijim në Kosovë u shpreh se këtë qendër e bën të veçantë hapësira ku po ndërtohet, hapësirë kjo e cila më herë ka qenë kazermë e ushtrisë së Jugosllavisë.

“Projekti përfshinë ndërtimin e hotelit me 190 dhoma, pjesës tjetër apartamentin, pjesës që është telekabinat, 10 persona që i ngrisin prej nivelit këtu që është 500 metra lartësi mbidetare, në lartësinë mbidetare 1600 metra, e prej livadhit të Adilit domethënë prej lartësisë 1600 metra në 2400 metra lartësi mbidetare skiatorët do të mbërrijnë me tre skilifta me gjashtë ulëse. E bën të veçantë vendi ku po ndërtohet domethënë qendra më e mirë e skijimit është planifikuar me qenë në ish jugosllavi,e nëse ka qenë qendra më e mirë e ish Jugosllavisë atëherë i bie me qenë qendra më e mirë në Ballkan për skijim”,u shpreh ai.

Sipas tij të gjithë dashamirësit e skijimit mund ta shfrytëzojnë këtë qendër brenda dy viteve, pasi që punimet investitori i ka paraparë t’i kryej në dy faza.

“Investitori i ka afat në bazë të kontratës së partneritetit publiko-privat i ka afat dy vjet me e ndërtua, zotimi është që pjesa e parë do të ndërtohet vitin e parë ose 27 milionë e 600 mijë euro investim do të jenë në vitin e parë, ndërsa në vitin e dytë pjesa tjetër. Ka përpjekje prej investitorit që me e krye me një investim komplet, domethënë mos me e nda në dy faza. Besojmë që brenda dy viteve do të jenë mundësia që ata të skijojnë, nëse shkohet në dy faza edhe në vitin e parë do të kenë mundësi të skijojnë“, tha Muhaxheri.

Operatori fitues i tenderit për ndërtimin dhe menaxhimin e qendrës turistike “Borea” në Bjeshkët e Kopranikut të Pejës, është konsorciumit italiano-zviceran “Leitner AG SPA & FILAV SA”.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending