Aktuale
Kaq leje ndërtimore lëshoi Komuna e Prizrenit në 2019-n
Në gjithë komunën e Prizrenit përgjatë vitit 2019 janë dhënë 255 leje ndërtimore. Por kësaj komune vetëm nga ligji i kaluar i legalizmit i kanë mbetur të palegalizuara ende rreth 12 mijë objekte.
Ndërsa për ndërtimet pas këtij ligji Komuna nuk e di ende numrin e saktë të tyre, por beson të jetë deri në 20 mijë. E në mesin e tyre janë edhe objekte shumëkatëshe ilegale.
“Mund te themi se nga ligji i kaluar kane mbetur rreth 12.000 (dymbedhjetemije) aplikime per legalizim. Ligji ka qene me afat 3 vjeqar deri ne v. 2016, nderkaq per ndertimet e mepastajme nuk kemi shifer te sakte, por besojme se rreth 15-20 mije objekte mund te jene pa leje”, ka njoftuar Krenare Koqi, shefe e kabinetit të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Koqi tha se edhe numri i kërkesave për legalimzin shkon deri në 50, që janë bërë këtë vit, por ka mjaft interesim në mesin e qytetarëve.
“Interesim ka mjaft, shume pyesin per legalizim, por ne po I udhezojme se ne momentin qe do te fillojme me procedura te legalizimit me staf te shtuar, do te bejme informime massive, prandaj nuk ka shume kerkesa momentalisht”, tha ajo.
Në lidhje me atë se sa janë të infromuar qytetarët e kësaj komunë, nga kjo e fundit u tha se ende nuk janë zhvilluar kampanjat e informimit për shkak të mungesës së stafit shtesë.
“ Ne Komunen e Prizrenit ende nuk i kemi zhvilluar kampanjat e informimit per shkak se na mungon stafi i shtuar per kete qellim, sepse me hyrjen ne fuqi te ligjit te ri per zyrtaret public nuk na eshte lejuar rekrutimi i stafit shtese. Tani me situaten e re te krijuar me pezullimin e ketij ligji nga ana e Gjykates Kushtetuese, eshte parqitur si problem i te gjitha komunave ne Kosove, rreth ketij stafi shtese”, njoftoi shefja e kabinetit.