Arkitekturë
Kanye West fillon punën me Yeezy Home me projektin e strehimit social

Puna e parë e Kanye West në arkitekturë pritet të jetë një projekt i përgatitur për strehim të përballueshëm, i cili është shfaqur një muaj pasi ai njoftoi një degë të re të kompanisë së tij të modës “Yeezy”.
Një paraqitje e projektit të strehimit social u shfaq në Instagram më 3 qershor 2018, duke krijuar spekulime se ky do të jetë projekti fillestar nga Yeezy Home – ndërmarrja e arkitekturës që artisti dhe producenti i muzikës hip-hop publikoi muajin e kaluar me ambiciet “për të e bërë botën një vend më të mirë”.
Dy renderë të skemës të blera nga Hypebeast tregojnë dritaret e mëdha në oborr që sjellin mjaft dritë në brendësi. Përfundime të thjeshta si muret e bardha, parket dhe korniza të zeza të dritareve janë të ngjashme me stilin e veshjeve të markës së modës Yeezy të Kanye West.
Parafabrikimi do të ndihmonte ekipin të ndërtonte strehimin shpejt dhe me çmim të ulët. Që nga themelimi i famës me muzikën e tij, Ëest ka qenë i zëshëm për pasionin e tij për arkitekturën në intervista dhe në mediat sociale për shumë vite. Gjatë një vizite në Shkollën e Lartë të Dizajnit të Harvardit në vitin 2013, ai u tha studentëve se “bota mund të shpëtohet përmes dizajnit”.
Yeezy Home formon një pjesë të kompanisë së modës Yeezy që artisti amerikan zhvilloi në bashkëpunim me markën sportive Adidas në 2015. Koleksionet janë jashtëzakonisht të famshme dhe sapo të dalin shiten menjëherë.
Ndërsa disa kanë qenë skeptikë ndaj ekspertizës arkitektonike të Westit, “arkitekti hip-hop” Michael Ford kishte folur për Dezeen rreth rëndësisë së muzikantëve të zinj që promovojnë përfshirjen e tyre në arkitekturë, dhe përmirësimin e diversitetit në këtë profesion.
