Trashëgimia
Kallëzim penal për shkatërrim të monumentit në Prizren

Drejtoria e Inspektoriatit e ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore, në Prizren, kallëzimin penal ndaj një qytetari, i cili ka bërë shkatërrimin e një objekti të trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të qytetit.
Fjala është për objektin e mbrojtur nga lista e trashëgimisë së Ministrisë së Kulturës (shtëpia e familjes Hisari) e ndërtuar në shekullin XIX.
Sipas ligjit në fuqi, dëmtimet dhe shkatërrimet e paautorizuara të objekteve të mbrojtura në Republikën e Kosovës janë të dënueshme.
“Ftojmë qytetarët që të mos ndërmarrin veprime të tilla në të ardhmen pa pëlqimin e organeve kompetente”, thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit.
