Connect with us

Trashëgimia

Kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit, histori e mit

Published

on

Kepi i Rodonit është një nga destinacionet më të vizituara, ku përveç resurseve natyrore, pjesë e guidës janë dhe dy nga objektet më kryesore të zonës së Ishmit, Kalaja e Skënderbeut dhe Kisha e Shën Ndout.

Këto dy destinacione fshehin brenda tyre përveç bukurive natyrore kultin dhe historinë.

Kisha e Shën Ndout është një ndër kishat më të dëgjuara të zonës të periudhës së Mesjetës shqiptare. Kjo edhe për shkak të ndërtimeve që bëri Skënderbeu në atë zonë të Kepit në shekullin XV, indirekt ajo quhet edhe kisha e Skënderbeut. Monumenti sot paraqet vlera si një ndërtesë që i takon arkitekturës romano-gotike e shek. XIII, transmeton atsh.

Pas rindërtimit të saj vitet e fundit mund të shihen ende qartë një kalorës mbi kalë dhe një shqiponjë dykrenare, me krahë të ulur poshtë. Në pjesë të tjera të mureve ka gjurmë të tjera afresku. Për shkak të vlerave të saj monumentale, të lidhjes së ekzistencës së saj me njërën nga periudhat më të shquara të historisë së Shqipërisë si dhe për shkak të pozicionit gjeografik dhe peizazhit mahnitës, Kisha e Shën Ndout është njëra nga pikat më të vizitueshme për turistët dhe vizitorët vendas.

Ajo kishë dhe zonat përreth konsiderohen vend i shenjtë dhe çdo datë 13 qershor të çdo viti bëhen vend pelegrinazhi dhe feste ku vijnë, veç banorëve të zonave përreth, edhe turistë e vizitorë të tjerë.

Kalaja e Skënderbeut ndodhet në pjesën verilindore të Kepit të Rodonit, ose siç e quajnë vendasit, Kepi i Muzhit, dhe vështron veç thellësisë së detit Adriatik, edhe gjirin e Patokut dhe të Shëngjinit.

Kjo kështjellë filloi të ngrihej mbas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450. Përfundimi i saj mendohet të jetë bërë rreth vitit 1452. Muri i kështjellës së Rodonit është ndërtuar nga mjeshtra venecianë. Ai arrinte në një gjatësi prej 400 metrash dhe në kulmet e kështjellës kishte kulla të rrumbullakëta. Si rezultat i veprimtarive erozive të ujërave të detit, një pjesë e mureve janë zhytur nën ujërat e detit Adriatik.

Sot vizitorët mund të shikojnë muret e jashtme të anës së djathtë, të cilat përfundojnë me një kullë të rrumbullakët. Pranë kalasë ndodhen edhe rrënojat e Kishës së Shën Pjetrit.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending