Connect with us

Trashëgimia

Kalaja e shekullit të VI-të në Gjilan, dëshmi e fortifikatave të kohës Justinianit në këtë zonë

Published

on

E pozicionuar në grykën e Llapushnicës, Kalaja e Pogragjës që buzë saj rrejdh Moravës së Binçës lumi,  gjendet 10 kilometra në juglindje të Gjilanit.

Është një nga kalatë e gurit që Kosova e ka trashëgimi kulturore, që bënë pjesë  në rrjetin të fortifikatave të ngritura në Dardani nga fundi i antikitetit të vonë. Kalaja, paraqet një monument me rëndësi të madhe historike, shkencore dhe kulturore.

Kjo kala është tipike e kohës së Justinianit, të shekullit VI, e që ky fakt vërtetohet edhe nga dokumentet e shkruara dhe nga monedhat e gjetura gjatë konservimit dhe hulumtimit që i janë bërë kalasë. Në Kalanë e Pogragjës monedha më e vjetër e gjetur në kala daton nga vitet 246 – 249, me portretin e Otacila Severa, gruas së Filipit të parë

Kalaja në tërësi ka një sipërfaqe të brendshme prej 1.2 hektarësh. Planimetria e citadelës së Kalasë së Pogragjës ka formën e një pesëkëndëshi të çrregullt, ndërsa muri jugor i kullës qendrore ka rolin e murit mbrojtës të citadelës, një nga karakteristikat që e dallon këtë kështjellë prej kështjellave tjera.

Kalaja e Pogragjës ka tri mure rrethuese, të cilësuara si: muri i parë, muri i dytë dhe muri i tretë rrethues. Një pjesë e këtyre mureve gjenden mbi sipërfaqen e tokës, ndërsa pjesa tjetër e tyre gjendet nën dhe. Muri i parë rrethues mbi tokë ka gjatësinë 17 metra dhe lartësinë 4 metra. Ndërsa muri i dytë rrethues ka gjatësinë 27 metra. Në pjesën më të lartë ruhen gjurmët e një kulle vrojtuese, muret e së cilës shkojnë deri në dhjetë metra lartësi dhe e cila ka trajtë katrore me dimensione simetrike 8 X 8 metra.

Gjithashtu, në pjesët e akseve të kësaj fortese, gjenden kullat me dimensione më të vogla, të vendosura si në pjesën perëndimore, veriore dhe verilindore, si dhe vende-vende ruhen akoma në lartësinë prej afër 4 metrash. Muret janë të punuara me gurë të latuar dhe të palatuar të lidhur në mes vete me llaç gëlqereje.

Gjatë punimeve që janë bërë në vitin 2007 është zbuluar edhe kanali i nëntokësor i cili lidh pjesën e kalasë brenda mureve me lumin Morava. Në kala gjendet edhe i ashtuquajturi “Guri i Qumështit”, i cili në popull njihet si guri shërues.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending