Aktuale
Kadastri në Prishtinë vërshohet nga kërkesat e qytetarëve

Në Drejtorinë e Kadastrit në komunën e Prishtinës gjatë muajit Tetor 2018 nëpërmes zyrave pritëse dhe 2 sektorëve, atij të kadastrit dhe gjeodezisë janë pranuar kërkesa të ndryshme. Gjatë këtij muaji në 6 zyrat pritëse janë pranuar gjithsej 3,915 kërkesa nga të cilat janë aprovuar 3,813 kërkesa, refuzuar 9 kërkesa dhe kanë mbetur në procedurë edhe 96 kërkesa, shkruan InfoKomuna.
Sipas raportit të publikuar nga komuna e Prishtinës për muajin tetor 2018 shihet se drejtoria e kadastrit ka implementuar gati 98 përqind (%) të planit të saj duke i aprovuar, refuzuar dhe pezulluar kërkesat e palëve në procedurë sipas shqyrtimeve ligjore që ka bërë lidhur me këto kërkesa.
Në sektorin e kadastrit janë përpunuar kërkesat si në vijim: 375 kërkesa për regjistrim të pronësisë prej të cilave janë aprovuar 290, janë refuzuar 9 kërkesa për regjistrim të pronësisë, ndërsa janë njoftuar palët në procedurë me 76 konkluzione duke u pezulluar procedura deri në plotësimin e lëndëve me dokumentacione përkatëse, 9 kërkesa për historiate nga persona fizik, institucione prej të cilave janë aprovuar 8 dhe vetëm 1 ka ngelur në procedurë, 284 shkresa / kërkesa nga institucionet e ndryshme prej të cilat janë aprovuar 270, nuk është refuzuar asnjë dhe në procedurë kanë mbetur edhe 17 kërkesa, 15 kërkesa për përmirësime nga të cilat janë aprovuar 13 dhe 2 kërkesa kanë ngelur në procedurë, Nuk kemi pranuar asnjë kërkesë për regjistrim të barrës tatimore, 2 kërkesë për lirim të barrës tatimore – të gjitha të aprovuara, 69 kërkesa për regjistrim të hipotekave dhe 71 kërkesa për çregjistrim hipoteke prej të cilave janë aprovuar të gjithat. Totali i kërkesave të pranuara për këtë sektor ka qenë: 825 nga të cilat 723 kërkesa janë aprovuar, 9 janë refuzuar dhe 96 kërkesa kanë ngelur në procedurë.
Ndërsa në sektorin e gjeodezisë janë përpunuar kërkesat si në vijim: 1,754 kërkesa për çertifikata të pronësisë dhe 1,130 kërkesa për kopje të planit në total janë pranuar dhe realizuar 2,884. 15 kërkesa për bashkim të parcelave nga të cilat janë aprovuar të gjitha, 52 kërkesa për dhënien e produkteve (koordinatave) – të realizuar të gjitha, 60 kërkesa për identifikimin e njësive banesore nga të cilat janë aprovuar të gjitha, 14 kërkesa për përcaktim dhe ri-rregullim kufiri nga të cilat janë aprovuar të gjitha, 34 kërkesa nga gjeodetët dhe kompanitë e licencuara nga të cilat janë aprovuar të gjitha, 11 kërkesa zyrtare për përmirësime nga palët dhe kërkesa zyrtare nga institucionet si: Ministria e Planifikimit Hapësinor, Drejtoria e Urbanizmit, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), Agjencia Kosovare e Pronës (KPA) etj, nga te cilat janë aprovuar te gjitha. Verbërve, Ndërmarrja Publike Banesore, Agjencia Kosovare e Pronës (KPA) etj, dhe të cilat janë aprovuar në tërësi, 20 kërkesa për ndërrimin e kulturave të parcelave nga të cilat janë realizuar të gjitha. Totali i kërkesave të pranuara për këtë sektor ka qenë: 3,090 nga të cilat janë aprovuar të gjitha.
E arritur e kësaj Drejtorie është që në afatin e përcaktuar ligjor prej 15 ditëve ka arritur të nxjerr vendime meritore për secilën prej kërkesave të parashtruara nga palët /subjektet juridike.
