Featured
Kaçaniku do të ndërtojë kanalizimin në tërë territorin e saj
Komuna e Kaçanikut do të ndërtojë ndërtojë kanalizimin fekale dhe atmosferike në tërë territorin e saj. Për këtë tashmë kanë përfunduar procedurat e prokurimit, për fazën e dytë të këtij projekti.
Komuna e Kaçanikut ka nënshkruar kontratën në vlerë rreth 22 mijë euro (21.715,70) për këtë projekt. Kjo kontratë është nënshkruar me operatorin ekonomik fitues “Muharrem Z. Berisha B.I.”, i cili ishte i vetmi që kishte ofertuar për këtë kontratë.
Në njoftimin për nënshkrim të kontratës është përshkruar shkurt puna që do të bëhet.
“Ndërtimi i kanalizimeve fekale dhe atmosferike L=1500,00m’, Germim 2625.00,m³, Gypa HDPE Ø250mm 300,00m’, Gypa HDPE Ø315mm 300,00m’, Gypa HDPE Ø400mm 150,mbulimi i kanalit 2375,m³ si dhe punë të tjera”, thuhet në përshkrimin e shkurtër të lëndës së kontratës.
Ndërkaq, për këtë kontratë, që Komuna e Kaçanikut kishte parashikuar të shpenzojë 22 mijë euro, ishin bërë 11 kërkesa për tërheqjen e dosjes së tenderit.