Arkitekturë
Kabina anti-stres, zbulimi më i ri i Suedezëve
I njëjti vend që na solli një sauna spektakolare në formën vezës së artë, ka nisur një studim të quajtur “kabina 72 orëshe”. Projekti shpreson të përhapë vetëdijen për mardhënien që qytetarët e Suedisë kanë krijuar me natyrën kështu duke përfituar kënaqësi nga gjithçka që ka për të na ofruar ky planet i mrekullueshëm.
Projekti do të marrë disa njerëz që punojnë në vende të vështira pune dhe do t’i vendosin ata në kabina qelqi me porosi të vendosura në shkretëtirën suedeze. Ndërsa atje, pjesëmarrësit do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme si peshkimi, gatimi dhe noti. Ndërkohë, hulumtuesit do të jenë në përcjellje se si e gjithë kjo ndikon në mirëqenien e pjesëmarrësve.Ne mendojmë se gjetjet do të jenë jashtëzakonisht pozitive, sepse ky instalim i largët i kabinës në thelb duket si pushimi më relaksues ndonjëherë.
Pjesëmarrësit me fat që do të kalojnë tri ditë “off-the-grid”, larg ambienteve të tyre intensive të punës përfshijnë një gazetar britanik të udhëtimit; një taksist nga Parisi; një transmetues nga Londra; police nga Mynihu; dhe një koordinator ngjarjesh nga Nju Jorku.
“Viti pas viti, Suedia zë vendin e parë në renditjen ndërkombëtare të vendeve me cilësinë më të mirë të jetës. Natyra suedeze, e cila është e pastër dhe e gjerë, është pjesë e sekretit, shkruan web-faqja e internetit “72 orëshe”. Marrëdhënia unike e suedezëve me natyrën është një pjesë e rëndësishme e mirëqenies së tyre, prandaj Suedia ka krijuar ‘The Cabin 72 Hour’. Me këtë iniciativë, Suedia dëshiron të njohë vizitorët me lidhjen e veçantë që suedezët kanë me mjedisin e tyre natyror dhe ftojnë botën që ta përjetojë atë vetë. ”
Eksperimenti i kabinës “72 orëshe” është duke ndodhur tani, nga 7 shtatori deri më 10 shtator, dhe rezultatet do të publikohen më 10 tetor.