Trashëgimia
Ka përfunduar restaurimi i katedrales së Artanës me financim të gjermanëve
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/05/katedralja-1.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në vazhdën e takimeve me zyrtarë të shtetit gjerman ka njoftuar për projektin e Katedralës së Artanës.
Haradinaj ka shkruar se me financim të shtetit gjerman u finalizuar edhe një projekt i rëndësishëm për kulturën dhe historinë tonë.
“Me financim të shtetit gjerman u finalizua edhe një projekt i rëndësishëm për kulturën dhe historinë tonë. Katedralja e Artanës si trashëgimi kulturore dhe fetare është histori në vete, e pasuron më shumë identitetin tonë dhe është dëshmi e bashkëjetesës në këto hapësira. Ndjenjë e mirë që sot po shohim jetësimin e një investimi të rëndësishëm, që është tregues për përkushtimin e shtetit mik në identifikimin dhe restaurimin e pasurisë kulturore të Kosovës”. /GazetaExpress/
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)