Aktuale
Jepet tenderi për këtë rrethrrotullim problematik në Prishtinë

Tashmë të gjitha procedurat e prokurimit kanë përfunduar për projektin kryesor të rrethrrotullimit Lakrishtë-Arbëri, krahu i majtë.
Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese të tenderit “RSM Company” Sh.P.K.
Për punët paraprake, punimet e dheut, mbistruktura në rrugën kryesore, mbistruktura në rrugët lidhëse, sinjalizimi vertikal dhe horizontal e të ndryshme, Komuna e Prishtinës ka dhënë 1 milion e 149 mijë e 998 euro. (1.149.998,87), shkruan Ndërtimi.info
Ndërkaq, për këtë tender milionësh kishin ofertuar 5 kompani, thuhet në njoftimin e nënshkrimit të kontratës së tenderit.
Ndërsa, sipas dosjes së tenderit në punë paraprake janë paraparë të bëhen shënimi i trasesë para fillimit të punimeve dhe gjatë ekzekutimit, hartim i projektit të ekzekutuar pas përfundimit të punimeve, demolomi i murit mbrojtës nga beton armeja nga kilometri 1+60+1+100 në anën e djathtë të rrugës dhe largimi deri në deponi, demolomi i murit mbrojtës nga beton armeja në dy anët e nyjës në kilometrin 0+440 si dhe largimi deri në deponi, demolomi i materialeve të ngurta si beton, asfalt dhe materiale tjera duke përfshirë transportin deri në deponi, demolomi i shtresave të asfaltit dhe transportin deri në deponi, demolomi i gurëve skajor si dhe demontimi i rrethojave të ndryshme nga shufrat prej çelikut dhe kthimi i tyre në gjendjen e mëparshme pas përfundimit të projektit.
Te mbistruktura në rrugën kryesore do të bëhet furnizimi, transporti, planifikimi dhe ngjeshja e tamponit (MSh=100MN/m katror prej gurit të thyer gëlqeror 0=60 milimetra me trashësi t=40 centimetër. Më pas do të bëhet furnizimi, transporti, planifikimi dhe ngjeshja e tamponit prej gurit të thyer gëlqeror, furnizimi, bartja, shtrirja dhe ngjeshja e rërës së imtë si shtresë rrafshuese nënë kubëza betoni me t=5 centimetër.
Këto janë vetëm disa nga punët që janë paraparë në dosjen e tenderit, në mënyrë që të marrë formë i gjithë projektit për rrethrrotullimin Lirishtë-Arbëri./Ndërtimi.info/
