Featured
Jepet leja për ndërtimin e kullës 111 metra në kryeqytet

Axhenda e Këshillit Kombëtar të Territorit duket të ketë qenë e ngjeshur në mbledhjen e datës 2 shkurt në të cilën janë miratuar jo pak por 19 vendime.
Pjesa më e madhe e tyre i takojnë disa lejeve të ndërtimit për hidrocentrale të reja në vend të cilët në total shkojnë tetë.
Të paktën pesë prej tyre janë në rrjedhën e përroit të Rekës dhe të Shishtavecit në Kukës. Ajo që bie në syështë miratimi i lejes së zhvillimit për një kullë në qendër të Tiranës. Bëhet fjalë për projektin ngjitur me Hotel Tirana.
Në fakt leja e parë me të njëjtin objekt “Zgjerim i kapaciteteve akomoduese e shërbimeve të Hotel Tirana International me shtesë anësore dhe kullë me destinacion Hotel dhe qendër multifunksionale tregtare e shërbimesh”, me zhvillues shoqërinë “Geci”sh.p.k është dhënë nga KKT në në prill 2017 duke ja lënë në dorë Bashkisë së Tiranës që të vijonte procedurat e tjera.
Në objektin e lejës së re nuk ka asnjë ndryshim përveç faktit që zhvillues do të jetë përveç Geci sh.p.k edhe “Aner” sh.p.k dhe që konfirmon mbylljen e procedurave të nevojshme përpara zhvillimit të projektit.
Miratimi i lejes vjen në kohën kur ka një debat të gjerë mbi lehtësitë që do të kenë strukturat akomoduese brand name me pesë yje.
