Aktuale
Kjo kompani fitoi tenderin për ndërtimin e Kompleksit të Berishëve në Suharekë
Varret e 50 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë , që u masakruan në luftën e fundit në Kosovë, janë në gjendje jo të mirë e pa mirëmbajtje. Alarmi i ngritur për Kompleksin Memorial “Berisha” ka vënë në veprim Agjencinë Kosovare për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale (AKMK), shkruan Ndërtimi.info.
Kjo agjenci tashmë ka dhënë kontratën për ndërtimin e këtij kompleksi memorial. Nga 300 mijë euro sa kishte planifikuar AKMK-ja, ndërtimi i tërësishëm i kompleksit do të kushtojë 177 mijë e 132 euro.
Punët për ndërtimin e memorialit do t’i kryej kompania fituese e tenderit, “Europa Partners ” SH.P.K, e cila kishte ofruar çmimin më të ulët nga 12 kompani sa kishin ofertuar për këtë tender.
Kontrata në mes kompanisë fituese dhe Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale pritet që të nënshkruhet më 26 prill.
E kur pritet të fillojë puna dhe sa do të zgjatë ende nuk dihet. Këtë e kanë bërë të ditur për Ndërtimi.info nga kompania “Europa Partners”. Sipas tyre për të gjitha do të njoftohen kur të nënshkruhet kontrata.
Ndryshe, projekti i cili do të jetësohet në këtë kompleks është ai i arkitektit Shpëtim Berisha, I cili kohë më parë për Ndërtimi.info kishte treguar në detaje se si do të duket të duket vendi ku pushojnë 50 trupat e familjes Berisha.
https://ndertimi.info/memoriali-berisha-per-tiu-pushuar-shpirtin-te-gjalleve-per-ata-qe-u-vrane-video/





