Connect with us

Aktuale

Jep dorëheqje kryeshefi i NPB-së, Nexhat Kryeziu

Published

on

Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu ka dhënë dorëheqje nga posti i tij duke mos i bërë të ditura arsyet e këtij vendimi.

Kryeziu lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, duke treguar edhe sukseset që NPB ka pasur gjatë kohës kur ai ka qenë ushtrues i kësaj detyreje, shkruan Ndërtimi.info.

Më poshtë mund ta gjeni postimin e plotë të tij:

“Të nderuar miq,

Përmes këtij postimi iu njoftoj se javën që shkoj kam njoftuar organet kompetente të NPB-së mbi dorëheqjen time nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të NPB-së dhe se kjo me datë efektive 31 gusht 2018. Pas një periudhe bukur të gjatë angazhimi në sektorin publik dhe atë mbi 15 vite tanimë, karrierën time profesionale në sektorin privat dhe se do të pushoj të qenit pjesë e sektorit publik dhe jetës publike.

Njëkohësisht, shfrytëzoj rastin që të shpreh falënderimin tim të sinqertë për bashkëpunim korrekt përgjatë kësaj periudhe sa të vështirë aq edhe të suksesshme, fillimisht stafit të  NPB-së, organeve mbikëqyrëse, klientëve, institucioneve tjera relevante duke përfshirë edhe palët me interes për kontributin e dhënë në realizimin e planeve të biznesit dhe projekteve në interes të ndërmarrjes, respektivisht qytetit të Prishtinës. Edhe pse u dashtë shumë mund, gjatë kësaj periudhe u realizuan shumë projekte të një rëndësie shumë të madhe për publikun dhe NPB-në, ku një numër i konsiderueshëm i tyre u patën neglizhuar tërësisht apo nuk (ri)filluan  asnjëherë për më shumë se 20 vite nga ish organet vendimmarrëse te kohës.

Tani kur flasim për sukseset e NPB-së me krenari mund të themi se:

# Dukshëm janë përmirësuar proceset operative dhe avancuar kontrollet e brendshme në organizatë, është siguruar mbarëvajtje dhe kontroll në administratë dhe në arkivimin e dokumentacionit duke iu përshtatur Ligjit për arkivat shtetërore në Kosovë ku NPB është ndër institucionet e pakta publike që aplikon plotësisht ligjin në fjalë;

# Për herë të parë kemi arritur që  të kemi opinion të  pa rezervë nga Auditori i Jashtëm mbi Pasqyrat Financiare të NPB-së për vitin 2017 dhe kjo si rezultat i konsolidimit të ndërmarrjes dhe besueshmërish së të dhënave financiare ku i ka paraprirë shtimi i numrit të softuerëve që siguruan të dhëna të sakta dhe kredibile, siç janë sistemi i  raportimit financiar, kontabilitetit, menaxhimit të stoqeve dhe depos dhe ai i resurseve njerëzore;

# Është siguruar transparencë për publikun përmes komunikimit me media dhe publikimin e vendimeve dhe qëndrimeve të NPB-së fillimisht përmes sigurimit të ueb faqes, mandej edhe funksionalizimin dhe konsolidimin e  Zyrës për Marrëdhënie me publikun si dhe publikimin e lajmeve dhe komunikatave të NPB-së në ueb, faqes zyrtare të fb dhe bashkëpunimin shumë të afërt me media;

 # Është siguruar një proces prokurimi transparent, përfshirë edhe implementimin e e-prokurimit me realizmin e projekteve me kohë dhe me ankesa minimale nga operatorët apo edhe palët tjera të jashtme;

# Për herë të parë është siguruar buxhet 500 mijë euro për realizimin e projektit të renovimit total të hyrjeve të banesave me bashkëpronësi, ku ekipet e mirëmbajtjes së NPB kanë rinovuar më se 50 hyrje kolektive të rindërtuara kryesisht në ndërtesa të vjetra duke   përfituar kështu  rreth 6000 banorë të kryeqytetit;

# Të hyrat financiare janë rritur dyfish, ndërsa fitimi operativ është rritur dukshëm përkundër shtimit të kapaciteteve në staf;

# Performanca në rritjen e inkasimit të qirasë respektivisht inkasimi i llogarive të (vjetra) të arketueshme është rritur dukshëm, përfshirë edhe eliminimin e  dukurive negative në këtë fushë, ndërsa janë ndihmuar zejtarët dhe shoqatat tjera joqeveritare që merren me aktivitete bamirëse;

# Është ri-kthyer nën menaxhimin e NPB-së pronë në vlerë mbi 3 milion euro dhe janë larguar shfrytëzues të paligjshme nga prona e NPB-së sipas vendimeve gjyqësore të plotfuqishme dhe të përmbarueshëm si dhe është rivlerësuar pasuria e NPB-së ku vlera reale e tregut mbërrin në mbi 170 milion euro;

# Janë krijuar kushte optimale të punës për të punësuarit, janë punësuar persona me nevoja të veçanta si dhe është zvogëluar mosha mesatare e të punësuarve që në fillim të vitit 2015 ishte me moshën 50 vjeçare, tani mosha mesatare është 42 vite;

 # Në drejtim të mbrojtjes  juridike të NPB-së, përmes proceseve gjyqësore, kemi kthyer mjete të shumta nga paditë për qira, furnitorëve, kontraktorëve, qiramarrësve dhe palëve tjera, ndërsa nuk është humbur ndonjë lëndë që do ta rrezikonte financiarisht ndërmarrjen,  etj.

Në fund, dua të theksoj se udhëheqja me ndërmarrjen, gjithnjë duke vlerësuar rrethanat aktuale, ka qenë sfidë shumë e madhe, ku nga një pjesë e individëve nuk janë vlerësuar sukseset, mirëpo përkundrazi janë ekzagjeruar ato  qofshin  të brendshme apo të jashtme. Konsideroj që ndryshimet sjellin progres dhe se edhe për organizatën këto ndryshime janë të shëndetshme. Shpresoj dhe uroj që NPB do të vazhdoj me performancë edhe më të mirë tani e tutje dhe të avancoj në projekte tjera të reja ku do të rritej gama dhe kualiteti i shërbimeve ndaj qytetarëve, të krijohet punësim i ri dhe gjithashtu të sigurohet mirëqenie për të punësuarit”.

Muajin e kaluar Kryeziu pati deklaruar se për teke të Shpend Ahmetit, Dren Kukajt, e madje as të policisë nuk do ta lëshojë  Ndërmarrjen.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending