Connect with us

Aktuale

Ja si ndodhi vdekja e punëtorit të KEK-ut, që ra nga 30 metra lartësi [detaje]

Published

on

Kushtet dhe siguria e punëtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) gjithnjë janë raportuar si të rënda nga sindikalistët. I rëndë ishte edhe rasti i mbrëmshëm, ku humbi jetën Fehmi Salihu, 61 vjeçar i cili ishte duke punuar në flegrat e kaldajeve në Termocentralin “Kosova A”, shkruan Ndërtimi.info

Ky shënon rastin e 43-të që nga paslufta ku në vendin e punës, pikërisht në këtë korporatë humbin jetën punëtorët.

Për 19 vite Salihu nga Keqekolla me vendbanim në Vranjevc ishte punëtor i kësaj korporate, por megjithatë punës rutinë në 30 metra lartësi nuk mundi t’i përballojë dhe mbrëmë afër mesnatës.

Vdekjen e të ndjerit Salihu në vendin e punës e ka konfirmuar për Ndërtimi.info edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Rafet Osmani ku ka treguar edhe për rrethanat se si ndodhi rasti.

“Dje kemi dëgjuar rastin me fatalitet të punëtorit Fehmi Salihut i cili ishte në ndërrimin e tretë. I ndjeri ka qenë duke punuar në Kaldajën ku e ka pas si obligim dhe punë rutinë që duhet me kry në flegrat e kaldajës që bëjnë pengimin e daljes së gazrave nga ajo pozitë aty. Dhe gjatë punës ka rënë prej një lartësie 20-30 metra ku ka ndërruar jetë në vendin e punës, brenda hapësirës. Unë nuk mund të përshkruaj mirë rastin, por siç e përshkruajnë punëtorët që punojnë në Termocentralin ‘Kosova A’ ka ndodhur gjatë punëve të përditshme të punës që ka”, tha ai.

Megjithëkëtë, ai tha se nga informatat e punëtoreve që punonin me të ndjerin Salihu, ai nuk ishte ankuar ndonjëherë për ndonjë sëmundje, apo të ketë pas ndonjë marramendje.

Edhe pse menaxhmenti është munduar të krijoj siguri në vendin e punës, Osmani po thotë se natyra e punës në korporatë është me rrezikshmëri. Punëtorët aty përballen me gazra helmues, me zhurmë, dridhje e me rreziqe permanentet nga pajisjet ku punojnë punëtorët.

“Kushtet e punës të punëmarrëseve të Korporatës Energjetike të Kosovës janë shumë të rënda. Ata iu ekspozohen gazrave helmues, klorit, qymyrit, zhurmës, dridhjeve dhe rrezikut permanent nga pajisja ku punojnë. Vetëm nga paslufta deri sot me rastin e djeshëm i kemi 43 raste me fatalitet në vendet e tyre të punës. Kemi një numër të konsiderueshëm të punëtoreve që janë me aftësi të kufizuara, që kanë marrë nga kushtet e rënda të punëve dhe një numër të madh kemi me sëmundje profesionale që kanë fituar nga kushtet e rënda të punës këtu”, është shprehur Osmani.

Trupi i të ndjerit me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion, kështu ka bërë të ditur për Ndërtimi.info, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndryshe, lajmin për vdekjen e punëtroit e kishte bërë të ditur Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës.

“Të ndëruar kolegë punëtor të KEK-ut më dhimbje të thellë ju njoftojmë se mbrëmë në ndërrimin e tretë përkatësisht në ora 23 e 50 humbi jetën punëtori në TCA Fehmi Salihu. I ndjeri humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës në punë. Ngushëllime familjes Salihu, Ngushëllime kolegëve”, thuhet në njoftimin e sindikatës së KEK-ut.

Familjes së të ndjerit i ka shprehur ngushëllime ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Lluka duke uruar që ky të jetë rasti i fundit ka thënë se do të diskutohet me gjitha ndërmarrjet publike me qëllim të përmirësimit të sigurisë në punë.

“Me keqardhje mora lajmin për humbjen e jetës së Fehmi Salihu, teknik i inxhinierisë në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me këtë rast i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe ndajë dhimbjen me ta. Duke dëshiruar që ky të jetë rasti i fundit i aksidenteve me fatalitet në vendet e punës, gjatë javëve të ardhshme do të hapim një diskutim të gjërë me të gjitha ndërmarrjet publike me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe rritjes së sigurisë në punë me synimin që rastet e tilla të mos përsëriten. Gjithashtu, dua të ritheksoj mirënjohjen time për të gjithë punëtorët që zellshëm angazhohen për funksionimin dhe prodhimin e energjisë elektrike në vend. Ngushëllime!”, ka shkruar Lluka

(E plotësuar)

KEK-u tregon si vdiq punëtori i tij

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit, Fehmi Salihu që ndërroi jetë mbrëmë në vendin e punës.

KEK nëpërmjet një komunikate ka treguar se si ndodhi kjo vdekje në vendin e punës.

“I ndjeri, mbrëmë ishte në orarin e punës në ndërrimin e tretë në Termocentralin “Kosova A” ku gjatë kohës sa ishte duke kryer punën e tij, konkretisht në afërsi të kazantorës së “Bllokut A4”, aksidentalisht për shkaqe të panjohura për momentin ka rënë nga lartësia edhe ka humbur jetën. Menjëherë kolegët e tij, kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për këtë rast është formu komisioni profesional për hetimin e hulumtimit të shkakut dhe burimit të fatkeqësisë dhe në momentin që kemi informata të tjera rreth rastit, do të njoftoheni”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga KEK. Fehmi Salihu, lindur në vitin 1961 ka qenë teknik i inxhinierisë që ka punuar prej shumë vitesh në KEK. Pas vetes ka lënë gruan dhe tre fëmijë”, thuhet në komunikatën e lëshuar për medie.

 

https://ndertimi.info/vdes-nje-punetor-i-kek-ut-rrezohet-nga-30-metra-lartesi/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending