Arkitekturë
Ja si do të dukeshin banesat në Mars

Një vizion i asaj se si mund të duket jetesa në Mars dhe në Hënë është zbuluar së fundmi në një seri imazhesh të pabesueshme.
Shkrepje mahnitëse zbulojnë shtëpitë e printuara 3D dhe automjetet e automatizuara që mund të mbulojnë një ditë sipërfaqen e planetit. Ato u krijuan nga firma e ngritur nga dizajneri Norman Foster, ndoshta më i njohur në botën e teknologjisë për punën e tij në kampusin e sapokrijuar të Apple në Cupertino të Kalifornisë. Foster + Partners do të prezantojë vizionin e tij të madh për jetën jashtëtokësore për vizitorët në Festivalin Goodwood të Speed 2018, i cili zhvillohet ndërmjet 12 dhe 15 korrikut. Vizitorët do të jenë në gjendje të shohin një model në shkallë të habitatit, ashtu si edhe robotikë dhe dizajne futuristike të zhvilluara nga kompania për të eksploruar të ardhmen e jetës në hapësirë.
Podet për banim në Hënë por edhe në Mars gjithashtu ishin pjesë e prezantimit. Një eksperiencë e realitetit virtual do t’u lejojë pjesëmarrësve të festivalit shansin për të parë nga afër brenda podeve të banimit. Një shembull i një krahu robotik të printimit arkitektonik 3D, i njëjtë me llojin që do të ndërtonte habitatet, gjithashtu do të shfaqet në Festivalin e Goodwood, duke krijuar objekte plastike të ndryshme për të demonstruar aftësitë e tij. Shtëpitë e printuara në 3D, me një sipërfaqe prej 93 sq m, do të strehonin deri në katër astronautë dhe do të ndërtonin duke përdorur pjesë nga toka dhe shkëmbinjtë e gjetur në sipërfaqen e Marsit. Sipas planeve, banesat do të ndërtohen në tri faza. Duke pasur parasysh distancën e madhe nga Toka dhe çështjen e vonesave në komunikim, ndërtimi do të zhvillohej me një kontribut minimal njerëzor, duke u mbështetur në rregullat e para programuara sesa në udhëzimet e përcaktuara.
Kjo, thonë projektuesit, do ta bënte sistemin më të adaptueshëm për të ndryshuar dhe të aftë për t’u përballur me sfidat e papritura në sipërfaqen e planetit. Tre lloje të ndryshme të robotëve do të parashutohen në sipërfaqen e Marsit, ku secili do të kryejë një detyrë të specializuar brenda asaj që është quajtur proçesi i shkallës së lartë Regolith Additive Construction (Rac). Së pari, robotët gjysmë autonome ‘Digger’ do të zgjedhin një vend të përshtatshëm dhe do të gërmojnënjë krater të thellë prej 1.5 metër. Transportuesit e mesëm do të lëviznin në pozicione mbi modulet e habitatit për t’i shtruar ato në vend.
Në dimër, temperaturat afër poleve mund të bien deri në -125 ° C. Një ditë vere në Mars mund të arrijë deri në 20 ° C afër ekuatorit, por natën temperatura mund të bie në rreth -73 ° C. Dizajnerët thonë se ndarja e qartë e detyrave midis robotëve do të rriste gjasat për një mision të suksesshëm, nëse një robot dështon ose një modul i vetëm do të dëmtohet, do të kishte të tjerë që mund të përmbushnin detyrën në vend të tyre.
