Connect with us

Featured

Ja pse ju duhet të monitoroni nivelet e lagështisë në shtëpinë tuaj

Published

on

Ruajtja e cilësisë së mirë të ajrit në shtëpinë tuaj është e rëndësishme për shëndetin e gjithë familjes. Lagështia në sasi të madhe apo edhe të vogël mund të çojë në rritjen e grimcave ajrore jo të shëndetshme. Agjencia  për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA- Environmental Protection Agency) rekomandon mbajtjen e lagështisë relative brenda 30% deri 50%. Ju mund të kontrolloni nivelet në shtëpinë tuaj me një matës dixhital lagështie, ose hidrometër pajisje këto që mund të gjeni në shumicën e dyqaneve për pasije fizike.

Çfarë ndodh nëse keni shumë lagështi shtëpie?

Ju mund të tregoni nëse ajri juaj i brendshëm është shumë i lagësht nëse vini re:

Kondensimi në dritare

Njollat e ujit në pëlhura apo dysheme druri

Myk në banjo, bodrum ose nën lavaman

Këshilla

Hapni dritaret sa herë që gatuani ose mbani pjatalarëse për të lehtësuar nivelet e larta të lagështisë. Mënyra më e lehtë për të luftuar nivelet e larta të lagështirës është që të ndizni kondicionerin tuaj qendror. Nëse kjo ende nuk është e mjaftueshme, mund të keni nevojë të investoni në dehumidifier (paisje) për të tharë ajrin.

 Gjurmo për llojet e pajisjeve që e ruajnë shtëpinë nga lagështia

Kapaciteti i tharjes së një pajisje të ajrit matet se sa shumë sasi të lagështisë (ujërave) mund të largohet nga shtëpia brenda 24 orëve. Ju mbase mund të keni nevojë vetëm për një pajisje të vogël për tharje për të kontrolluar lagështinë në një dhomë ose në një apartament të vogël. Këto janë relativisht të lira.

Pjesa më e madhe e këtyre pajisjeve janë të lëvizshëme, të vetmuar, dhe të vetë kualifikuara vijnë me një lidhje kullimi. Duhet ta vendosni në një zonë ku mund të zbrazë ujin, siç është lavamani në lavanderi. Një tjetër opsion është instalimi i një dehumidifier të tërë në shtëpi. Këto lidhen me kanalet tuaja ekzistuese duhet të instalohen në mënyrë profesionale.

 Hartoni këshilla për të ulur lagështinë në shtëpinë tuaj

Investimi në një pajisje për tharje të ajrit është një opsion, por ka edhe truket e thjeshta të dizajnit që mund të përdorni për të ndihmuar në reduktimin e nivelit të lagështisë së shtëpisë tuaj.

Nëse jeni në procesin e ripërpunimit të banjës suaj, merrni në konsideratë përdorimin e bojës dhe sprejeve të qëndrueshme kundër mykut. Edhe nëse përdorni vetëm bojë për pjesët më të ulëta të mureve, ajo mund të mbulojë njollat e vjetra të mykut dhe për të parandaluar zhvillimin e pikave të reja. Ju gjithashtu mund të përdorni edhe materiale të tjera të cilat nuk e lejojnë mykun të depërtoj siç është tjegulla dhe betoni.

Shtoni bimë të brenda shtëpisë për të ulur lagështinë dhe për ta bërë shtëpinë tuaj më të freskët. Një zambak paqe mund të thith lagështi dhe toksina përmes gjetheve të saj. Zambakët e paqes kanë nevojë vetëm për më shumë diell e kështu ato mund të jenë  bimë ideale për shtëpinë tuaj.

1 Comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending