Aktuale
Ja pse Fshesat Qendrore GDA janë më të mirat në tregun e Kosovës
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/Foto1.jpg)
Sistemi Vakum i Fshesave Qendrore GENERAL D’ASPIRAZIONE, që në Kosovë përfaqësohet nga GERO System, tashmë ka filluar t’i gëzojë familjet e shumta, duke i lehtësuar punë me fshesën qëndrore.
Përveç se nuk do të keni më problemin e zgjatjes së kabllove të rrymës elektrike, apo të lëvizjes së makinës thithëse, ka edhe fakte tjera që bëjnë se kjo fshesë është më e mira në treg.
Kontakto kompaninë GERO System (kliko përmbi)
Lexoji këto fakte dhe binduni edhe ju për sistemin perfekt GDA të fshesave qendrore me vakum:
EKONOMIA E KONSUMIT
Gjithsesi se funksionimi i fshesës qendrore lidhet me energjinë elektrike. Por, njësitë qendrore GDA janë më miqësore me mjedisin, sepse janë të vetmet që respektojnë Direktivën Evropiane 2005/32 / EC për Konsumin në Stand-By (më pak se 1 Wat).
KONTENJER I PLUHURIT
Kontenjeri i grumbullimit të pluhurit është e pajisur me një çantë tërheqëse të leverdisshme duke siguruar një deponim higjienik të pluhurit dhe pa asnjë mundësi të shpërndarjes së tij në hapësirën e pastruar.
FILTER MË EFEKTIV
Filteri është shumë rezistent pasi është prodhuar me pëlhurë polisteri të ri, që mundëson edhe larjen e tij të lehtë. Ai ka një kapacitet filtrimi më të lartë se zakonisht dhe kjo përmirëson performancën duke rritur mbrojtjen e motorrit elektrik.
BARRIERA MBROJTËSE E FILTERIT
Zgjidhaj e brendshme teknike bën që filtri i ajrit të ketë mbrojtje të madhe kundër ndikimit të trupave të ngurtë, duke bërë që filtri të ketë qëndrueshmëri të gjatë.
MOTORËT E RINJ
Të gjitha modelet e GDA-së janë të pajisura me sistemin elektronik “Soft Start” (shq. Nisja e butë) që në saje të motorit me startim gradual dhe të butë, mundëson që të ruhet komponimet mekanike dhe të rritet qëndrueshmëria e saj. Për më tepër është përmirësuar edhe më shumë performanca e dy modeleve 1000 dhe 1250, duke ruajtur konsumin e ulët të energjisë dhe zhurmën.
EKRANI I JASHTËM
Ekrani i jashtëm me mikroprocesorin më të shpejtë dhe më të fuqishëm për ekranin me një sfond të kaltër, me teknologjië të qartë duke lexuar tekstin, ju lejon të monitoroni funksionimin e sistemit dhe të menaxhoni kohën e duhur të mirëmbajtjes. Ekrani fiket në mënyrë automatike kur nuk përdoret. Ekrani i jashtëm mund të komunikojë me versionin e integruar, pasi pajisja duhet të vendsoet në një kuti normale me 3 module, që mund të vendoset brenda shtëpisë në pozicionin më të dukshëm.
SISTEMI WIRELESS
Standard në të gjitha modelet, ju lejon të ndezni dhe ndalni lehtë sistemin, duke përdorur dorezën e re “Brava Wireless” me kontroll të integruar për komoditetin e përdorimit dhe kontrollin total në duart tuaja (nuk ka nevojë për lidhje elektrike në priza).
SHKALLE E LARTË E MBROJTJES (IP55)
Për të instaluar njësinë jashtë, është siguruar mbrojtja ndaj agjentëve dhe lëngjeve të jashtme: të ngurtë dhe pluhur, mbrojtja nga depërtimi i pikave të lëngshme, spërkatja dhe avujt e ujit nga të gjitha drejtimet.
Kjo është fshesa që u jep fund të gjitha problemeve në shtëpinë apo banesën tuaj.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)