Infrastrukturë
Ja kur do të përfundojnë punimet e sheshit “Skënderbej”
Në fillim të pranverës përfundon i gjithë projekti i sheshit ‘Skënderbej’ në Tiranë. Tanimë kanë nisur punimet për fazën e dytë, të cilat synojnë ta kthejnë në identitet lulishten pas monumentit të Skënderbeut, e cila do të jetë një hapësirë tërësisht çlodhëse.
“Do bëhet një shëtitore në formë patkoi në qendër të lulishtes, do ketë stola dhe kjo shëtitore do të lidhet me shkallë me pjesën që është rreth e qark, ku sot është asfalt. Do ketë vetëm një linjë për mjetet e autorizuara dhe gjithë pjesa tjetër do të mbillet me pemë dhe gjelbërim”, deklaron Gent Agolli, këshilltar për projektin e sheshit.
Paralelisht po punohet edhe në hapësirën përpara Bibliotekës Kombëtare, e cila do të shndërrohet si një hapësirë për librin ku do të mbizotërojë gjelbërimi.
“Kjo pjesë ku është asfalt sot nuk do të ekzistojë më, nuk do të ketë më makina dhe do të jetë e mbushur me pemë, shkurre, njësoj si pjesa para dhe pas muzeut. Do ketë edhe hapësirë për një pikë për shitje librash dhe një zonë me internet falas”, shton Agolli.
Hapësira e tretë që përmbyll projektin e sheshit Skënderbej është ajo përpara teatrit të kukullave, në të cilën do të shtohet më shumë gjelbërimi.
Infrastrukturë
Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova
Infrastrukturë
Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës
Infrastrukturë
Italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë2 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë2 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale24 hours ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Aktuale2 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Infrastrukturë2 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto2 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale2 days ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale