Connect with us

Aktuale

Ja tri variantet se ku do të kalojë AUTOSTRADA E DUKAGJINIT

Published

on

Tashmë kanë nisur edhe procedurat për ndërtimin e autostradës më të gjatë në Kosovë, asaj të “Dukagjinit” e cila do të jetë edhe autostrada e fundit që do ta ketë Kosova.

Shkruan: Shkëndije Ahmeti

Tri variantet e trasesë së ndërtimit të “Autostradës së Dukagjinit” që parashihet të fillojë nga Burgu i Dubravës për të kaluar nëpër Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë do t’i afrohet Rahovecit e Malishevës që të ketë qasje në Prizren i janë prezantuar komitetit ndërministror, për të vazhduar që këto variante t’iu prezantohen edhe komunave që i bashkon kjo autostradë. Tek pastaj, komiteti ndërministror do të vendosë se cili variant.

Variantet janë prej 92km, 94km dhe 97km.

Drejtori i kompanisë “IfraPlus”, Musa Islamaj që ka bërë projektin zbatues për ndërtimin e kësaj autostrade, ka treguar për Ndërtimi.info për përzgjedhjen e tri varianteve të mundshme për autostradën, duke theksuar që kanë përzgjedh dhe korridoret më të lira.

“Variantet janë prej 92km, 94km dhe 97km. Pika të shkurtra po e shpjegoj hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e Autostradës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren. Ne kemi kryer tri variante teknike sipas detyrës projektuese, sipas Ministrisë së Infrastrukturës ne jemi mundu me i përzgjedh tri korridore të lira. Korridore të lira se mendojmë se ato korridore ku më së paku ka objekte banimi që është hapësira më e madhe me iu përshtatë autostradës edhe me pas kosto më të vogël të dëmtimeve të objekteve. Pas debatit publik vijmë deri në një përfundim final për drejtimin e autostradës”, tregon Islamaj për Ndërtimi.info

Por, veç varianteve të projektuesve kishte pasur edhe propozime nga kryetarët e komunave, por megjithëkëtë pritet që të zgjidhet varianti që është më pak i kushtueshëm për buxhetin e shtetit.

Alternativat e prezantuara më parë nuk kanë qenë formale, por vetëm nisje për procesin fillimin e ndërtimit të autostradës. Kështu ka thënë për Ndërtimi.info, Argjend Zejnaj, shefi i Kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj.

Tri alternativat që janë prezantuar për autostradën Istog-Prizren, ka qenë veç nisje e cila do të përfundojë me përmbylljen e debateve publike dhe me konsultat me kryetarët e komunave të cilat i kërkon kjo autostradë. Pastaj do të vie prapë prezantimi te komiteti drejtues dhe pastaj dihet sipas vlerësimit që është dhënë prej kryetarëve të komunave dhe asambletë e atyre komunave. Vlerësimin që do të jap komiteti ndërministror se cila trase është ekonomikisht më e qëndrueshme dhe më e favorshme ekonomikisht e më pak e kushtueshme për buxhetin e shtetit, ajo trase do të zgjedhet. Kohën kur ka ndodhë debati me kryetarët e komunave ka qenë veç si ide dhe nevojë që me pas Dukagjini me pas një autostradë, dhe ajo nuk merret si e mirëqenë sepse ka qenë vetëm në suaza jo formale”, tha Argjend Zejnaj.

Nuk janë detajizu variantet e trasesë meqë ende nuk dihet cili variant do marrë formën, por Zejnaj thotë se një nga variantet parasheh dhe ura.

“Ka variante të cilat parashohin ura, por kjo mbetët në ditët në vijim dhe nëse vlerësohet ajo që do të përzgjidhet ajo, atëherë do të ndërtohen edhe ato”, tregoi Zejnaj.

Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj kishte pasur një propozim se kah t’i bie autostrada por që një kërkesë e tillë del të jetë e parealizueshme për shkak të kostos së lartë. Ramosaj ka treguar për Ndërtimi.info për variantin që është pozicionuar.

“Varianti në të cilin unë jam i pozicionuar dhe një pjesë e qytetarëve dhe një pjesë e mirë e njerëzve, realisht nuk jemi ekspertë të ndërtimit të autostradave, por së paku në pamje vizuale ne jemi për pjesën e sipër të pjesës së Deçanit që bie rreth Bjeshkëve. Diku prej Pejës i bie sipër Lubeniqit, nëpër Strellc, Isniq, Deçan dhe del te regjioni i Vokshit që është brezi ku ndahet rrafshi me Bjeshkën. Mirëpo kjo e ka një kosto më të kushtueshëm, dhe që është vështirë i implementueshëm në zbatim. Dhe është varianti i dytë që është më i lehtë i ekzekutueshëm por është edhe më i pakushtueshëm në aspektin monetar, i bie në gjysmën e poshtëm të Deçanit”, tregoi Ramosaj.

Edhe përkundër se në aspektin vizual i duket më i mirë, Ramosaj thotë se nuk do të kundërshtojnë asnjërin variant.

“Qytetarët nuk e kundërshtojnë asnjërën variant. Ne po flasim për diçka që është praktike. Autostrada ka do që i bie nëpër Deçan është në funksion të zhvillimit dhe qasje të qarkullimit të mallrave dhe të njerëzve mirëpo që në aspektin vizual si pamje e kish krijuar një pamje të mirë rreth Bjeshkëve. Kemi me pas me projektuesit debati dhe me ministrinë. Unë së paku kam kërkuar 5-6 herë dhe pothuajse më kanë bindur që është gati-gati e pa arritshme me u bë autostrada andej ku unë e kam dëshirën”, shprehet Ramosaj.

Edhe Ardian Gjini, kryetari i Komunës ë Gjakovës ka treguar për Ndërtimi.info se cili variant është më i përshtatshëm për qytetin që ai drejton. Por asgjë nuk është vendimtare.

“E kam identifikuar trasenë e cila kalon nëpër Skivjan del në Qerina, në Rrezina, në Pjetershtan dhe del në Rugovë, kjo është traseja që i konvenon Komunës së Gjakovës. Kemi biseduar edhe për kyçje me të përshtatshme për Komunën e Gjakovës, por do të bisedojmë prapë e Ministrinë”, tregoi Gjini.

Gjini thotë se varianti i tyre ka qenë racional por që ka edhe shumë elemente tjera që duhet m u pa për ndërtim. Ai gjatë bisedës telefonike me Ndërtimi.info, ka theksuar se projekti për autostradën është jetik për Dukagjinin dhe për Gjakovën. Autostradën ma larg zonës urbane po e donë Komuna e Pejës.

Shefi i kabinetit të Komunës së Pejës, Durim Sheremeti për Ndërtimi.info, tha ta kenë parë versionin përmes të cilit duhet të krijohen tunele nëpër Bjeshkë që sipas tyre është i kushtueshëm nuk ofron ndonjë zgjidhje të mirë.

“Kryetarëve të komunave qysh në fillim iu kanë prezantuar 4 versione dhe prej asaj kohe më nuk është prezantuar as një version tjetër. E vetmja kërkesë e kryetarit ka qenë që autostrada të jetë sa ma larg zonës urbane, sa ma larg qytetit për shkak të ndikimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në komunë. Ne kemi parë edhe versionin që është propozuar për me kriju tunele nëpër Bjeshkë i cili ka qenë jashtëzakonisht i kushtueshëm dhe nuk e kemi pa që mundet me i ofru ndonjë zgjidhje të mirë zhvillimit ekonomik të Pejës”, tha Sheremeti.

Rreth kësaj çështje Komuna e Prizrenit nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkohë, kujtojmë se ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj kohë më parë ka deklaruar se “Autostrada Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren”, që njihet jo formalisht edhe si “Autostrada e Dukagjinit” do të nisë së ndërtuari në mesin e vitit të ardhshëm. Ai pati theksuar se kjo autostradë do të jetë gjiganti i fundit infrastrukturor.

“’Autostrada e Dukagjinit’ do të jetë gjiganti i fundit infrastrukturor që do të fillojë në 2019 dhe do të përfundojë, nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve, brenda tre viteve. Kosova do të përmbyllet sa i përket infrastrukturës dhe pastaj do të kemi në fokus vetëm mirëmbajtjen e tyre dhe në gjithë rrugët do të ketë siguri dhe standarde. E gjithë qarkorja e rrugëve do të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik për vendin”, kishte deklaruar Lekaj.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending