Aktuale
Ja detyrimet të cilat duhet t’i përmbush punëdhënësi kundrejt punëtorit [dokument]
Përderisa punëdhënësi është i gatshëm të marrë puntorë për kryerjen e punëve të caktura e për të cilat ky i fundit do të paguhet, nënkupton se punëdhënësi duhet të sigurojë kushtet e punës si dhe në rastet e ndonjë lëndimi të punëtorëve në vendin e punës duhet t’i mbuloj shpenzimet. Ligji për mborjtje dhe siguri të punëtorëve në vendin e punës po ashtu parasheh trajtim të barabartë për të gjithë puntorët në vendin e punës.
Këto janë detyrimet të cilat duhet t’i përmbush punëdhënësi:
“Në kuadër të përgjegjësive të tij, punëdhënësi detyrohet të ndërmarrë masat për siguri dhe shëndet në punë, përfshirë masat për parandalimin e rreziqeve profesionale, sigurimin e informatave, trajnimeve të të punësuarve për punë të sigurtë, udhëzimet e duhura për përdorimin dhe mirëmbajtjen e makinerive, instrumenteve, pajisjeve dhe veglave të punës, masat për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të punës”, thuhet në pikën 1 të Nenit 6 të këtij Ligji.
Ndërsa në pikën 2 dhe 3 të Nenit 6 thuhet “Punëdhënësi duhet të veprojë në vazhdimësi në përmirësimin e kushteve të punës për të ngritur nivelin e sigurisë dhe shëndetit në punë, duke i ndryshuar dhe plotësuar masat e ndërmarra më parë varësisht prej rrethanave të cilat krijohen me ndryshimet e proceseve teknike – teknologjike si dhe punëdhënësi i përgjigjet të punësuarit për dëmet e shkaktuara nga lëndimi në punë, sëmundjet profesionale ose sëmundjet e lidhura me punën, sipas parimit të përgjegjësisë objektive të së drejtës së detyrimeve”.
Në kuadër të Ligjit përfshihen edhe mënyra e trajtimit të punëtorëve nga punëdhënësi.
Neni 20 thotë:
- Punëdhënësi përkujdeset që secili i punësuar të trajnohet nga siguria dhe shëndeti në punë, për vendin e tij të punës si:
1.1. para ose pas themelimit të marrëdhënies së punës
1.2. në rast të transferimit apo ndërrimit të vendit të punës
1.3. në rast të paraqitjes së pajisjeve të reja apo ndërrimit të pajisjeve të punës
1.4. në rast të përdorimit të teknologjisë së re
1.5. kohë pas kohe nëse është e domosdoshme.
/Ndertimi.info/
You must be logged in to post a comment Login