Aktuale
Ja çka parashohin Ligjet e Kosovës për mbrojten e punëtorëve
Çdo vit shënohen raste të humbjes së jetëve apo të lëndimeve në mungesë të kushteve të punës, posaçërisht në sektorin e ndërtimeve, shkruan Ndërtimi.info
Vitin që po lëmë pas në Kosovë në vendin e punës kanë vdekur 7 punëtor.
Raste këto të cilat kanë kaluar në heshtje, dhe thuajse askush nuk ka arritur që të merret me to.
Për gjithë këto Kosova ka legjislacionin që merret me sigurinë dhe mbrojtjen e punëtorëve në vendin e punës, por gjithçka lidhur me këtë po mbetetët vetë letër në sirtaret e institucioneve.
Dy muaj më parë është raportuar për vdekjen e punëtorit Tafil Tafallari që humbi jetën në punishten e “Bechtel&Enka”-s, ku kjo e fundit nga inspektoriati i punës u dënua me vetëm 7500 euro. Rasti ndodhi në fshatin Kovaçec të Kaçanikut, deri sa po punohej në Autostradën “Arbën Xhaferi”.
Në përditshmërinë tonë, për shkelje të të drejtave të punëtorëve nga punëdhënësit e tyre, dëgjojmë të flitet shpesh nga të punësuarit në sektorin privat. Disa prej shkeljeve që iu bëhet janë orari i stërzgjatur i punës, punësimi pa kontratë pune, pagesa jo e rregullt, janë disa nga shkeljet, me të cilat përballen këta punëtorë.
Ndërsa, sipas Ligjit për Sigurinë dhe shëndetin në punë, neni 5 i këtoj Ligji thekson se puëndhënësi është përgjegjës për të krijuar kushte të punës të sigurta dhe të shëndetshme në të gjitha aspektet e punës.
“Neni 5 i këtij ligji thekson se punëdhënësi është ëprgjegjës për të krijuar kushtet e punës të sigurta dhe të shëndetshme në të gjitha aspektet e punës. Gjithashtu, punëdhënësi është i detyruar që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kurimin e të punësuarit që ka pësuar lëndim në punë apo sëmundje profesionale, nëse nuk i ka siguruar në ndonjë kompani të sigurimeve”, këtë e parasheh Ligji për Sigurinë e punëtoëve.
Kurse, në nenin 9-të, të këtij Ligjit potencohet se i punësuari i ngarkuar nuk mund të cenohet për shkak të aktivitietit të tij me mbrojtjen dhe parandalimin e rreziqeve në punë, as nga punëdhënësi e as nga të punësuarit tjerë.