Connect with us

Aktuale

Ja çka parasheh Ligji për Odën e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit

Published

on

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin e Odës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit.

Ky projektligj ka për qëllim rregullimin e profesionit të arkitektit dhe inxhinierit në fushën e ndërtimit.

Me këtë ligj parashihet të themelohet Oda e Arkitektëve dhe Oda e Inxhinierëve në Fushën e ndërtimit si dy oda të pavarura të cilat ushtrojnë kompetenca të caktuara publike.

Ndërkohë që rregullon anëtarësinë, selin, statusin, rolin dhe fushëveprimin e odave, profesionet, licencimin, përgjegjësinë disiplinore dhe edukimin e vazhdueshëm të arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit.

Sipas projektligjit Oda e ka statusin e personit juridik dhe funksionon si organizatë profesionale jofitimprurëse e cila ka për qëllim ruajtjen e shëndetit, sigurisë publike dhe mbrojtjen e mjedisit përmes rregullimit të profesionit të arkitektit dhe inxhinierit në fushën e ndërtimit. Po ashtu Oda ka autoritet publik për kryerjen e funksioneve të parapara me këtë ligj dhe akte nënligjore të nxjerra në pajtim me këtë ligj, shkruan Ndërtimi.info

Puna e Odës është publike dhe i nënshtrohet ligjeve në fuqi për qaje në dokumente publike.

Selia e Odës është në Prishtinë dhe Oda mund të krijojë sipërfaqësi të tjera në pajtim me statutin e saj. Ndërkaq krijimi i përfaqësive të tjera mund të bëhet vetëm pas periudhës së përkohshme të themelimit të Odës.

Ndërsa, funksionet themelore të Odës janë licencimi i arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit, përpilimi dhe mirëmbajtja e regjistrave në pajtim me nenin 24 të këtij ligji, vendosja dhe mbikëqyrja e standardeve dhe etikës së punës së arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit në pajtim me statutin, kodin e etikës dhe sjelljes profesionale dhe aktet e tjera të odës. Po ashtu Oda ka funksionin edhe të përfaqësumit të interesave të profesionit gjatë zhvillimit të politikave nga organet qeveritare, duke i mbështetur arkitektëve dhe inxhinierët në fushën e ndërtimit nëpërmjet avokimit për të drejtat e tyre si dhe për interesimin profesional, ekonomik dhe social të tyre. Veç kësaj Oda ka funksionin edhe për mbrojtjen e reputacionit të profesioneve të arkitektit dhe inxhinierit në fushën e ndërtimit, përcaktimin e përgjegjësive profesionale dhe disiplinore për anëtarët e licencuar si dhe organizimin e edukimit të vazhdueshëm dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional për anëtarët e licencuar.

Ndërsa, statuti është akti më i lartë i Odës. Statuti i Odës rregullon çështjen e organizmit të organeve të Odës, procedurën e nominimit, zgjedhjes dhe shkarkimit të anëtarëve në organet e Odës, të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e anëtarëve të Odës, çështje të cilat e adresojnë funksionimin e Odës, logon dhe vulën e Odës si dhe statuti rregullon çështje tjera të rëndësishme për Odën.

Ndërkaq Oda përmes organeve të saja harton dhe miraton rregullore përmes të cilave rregullon çështjen e përpilimit dhe mirëmbajtjes së regjistrit të Odës, lëshimin, mirëmbajtjen, pezullimin dhe anulimin e licencës së anëtarit të licencuar të Odës, procedurat disiplinore ndaj anëtarëve të Odës, taksat dhe tarifat për shërbimet e Odës në pajtim me nenin 40 të këtij ligji, procedurat për njohjen e licencave të lëshuara jashtë vendit, çështje të tjera të cilat nuk i rregullon nëpërmjet këtij ligji, statuti apo kodi etik dhe të sjelljes profesionale.

Organet e Odës siç e parasheh projektligji janë Kuvendi, kryetari, komisioni mbikëqyrës, bordi drejtues, komisioni disiplinor, komisioni i ankesave si dhe drejtori ekzekutiv dhe administrata.

Oda përmes statutit të saj mund të parasheh krijimin e organeve të tjera të përhershme apo të përkohshme.

E sipas këtij projektligji, anëtarët e Odës nuk mund të ushtojnë në organet e Odës më shumë se një pozitë të zgjedhur nga Kuvendi, përveç nëse është paraparë ndryshe me këtë ligj. Para procedurës së zgjedhjeve, anëtarët e nominuar në dy apo më shumë organe e përcaktojnë pozitën të cilën dëshirojnë ta pranojnë.

Kryetari dhe anëtarët e bordit drejtues si dhe anëtarët e komisioneve të përcaktuara sipas këtij neni nuk mund të mbajnë pozita udhëheqëse në organizata joqeveritare, publike apo politike.

Kuvendi i Odës duhet të përbëhet nga të gjithë anëtarët e licencuar, që është organi më i lartë i Odës.

Aprovimi i statutit të Odës, kodit të etikës dhe sjelljes profesionale, rregulloreve dhe akteve tjera të Odës të përcaktuar me statut janë përgjegjësi dhe kompetencë e kuvendit.

Përgjegjësi e kuvendit është edhe zgjedhja dhe shkarkimi i anëtarëve të Komisionit Mbikëqyrës, bordit drejtues, komisionit disiplinor dhe komisionit të ankesave. Edhe miratimi i buxhetit vjetor të Odës dhe i mënyrës së ekzekutimit të tij, miratimi i shumave të kompensimit të anëtarëve të Organeve të Odës, miratimi i rregullores së taksës dhe tarifave si dhe mënyrës së pagesës së tyre në pajtim me nenin 40 të këtij ligji, vlerësimi dhe miratimi i raporteve të organeve të Odës, krijomi i organeve të tjera të Odës sipas nevojës të parashikuar me këtë ligj dhe statutin e Odës si dhe vendosja për çështjen e parashikuar me këtë ligj dhe statutin e Odës është përgjuesi dhe kompetenca e Kuvendit.

Licenca për arkitekt dhe inxhinier në fushën e ndërtimit ndahet në licencës e kategorisë A për projektim dhe udhëheqës të ndërtimit dhe licencë e kategorisë B për projektim dhe udhëheqës të ndërtimit.

Për të marrë licencë profesionale të arkitektit apo inxhinierit në fushën e ndërtimit për kategorinë A e ka personi i cili në mënyrë kualitative. Për marrjen e licencës profesionale për kategorinë A personi duhet të ketë të përfunduar studimet akademike përkatëse së paku 5 vite dhe të ketë diplomën përkatëse, të dëshmoj se pas përfundimit të studimeve akademike përkatëse 5 vjeçare ka kryer punë të profesionit përkatës për së paku dy vite, te ketë aplikuar për anëtarësi në Odën përkatëse.

Ndërsa, për marrjen e licencës profesionale të arkitektit apo inxhinierit në fushën e ndërtimit për kategorinë B, personi duhet të ketë të përfunduar studimet akademike përkatëse tre vjeçare, të kryer punë profesionale përkatës për së paku katër vite apo pas përfundimit të studimeve akademike përkatëse katër vjeçare ka kryer punë të profesionit përkatës për së paku tri vite.

Pas këtyre komisioni vlerësues i Odës në afat prej 30 ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës merr vendimin për dhënien apo refuzim të licencës sipas procedurave të përcaktuara me nenin 10, paragrafi 2.2 të këtij ligji. E pas kësaj ministria me akt nënligjor përcakton listën e aktiviteteve të projektimit, ndërtimit dhe punëve ndërtimore me të cilat merret licenca nga kategoria A dhe B.

Kurse personi i cli është licencuar jashtë Kosovës për ushtrimin e profesionit të arkitektit apo inxhinierit në fushën e ndërtimit para se të angazhohet në veprimtari profesionale në Kosovë duhet të paraqesë pranë Odës përkatëse kërkesën për njohje si dhe dokumente të cilat dëshmojnë posedimin e licencës profesionale të lëshuar jashtë vendit.

Oda përkatëse brenda 7 ditësh pas kërkesës e bën njohjen e licencës profesionale të lëshuar nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe e njofton parashtruesin e kërkesës. Më pas Oda me rregullore përcakton kriteret për njohjen e licencës profesionale të lëshuar në shtetet që nuk bëjnë pjesë në paragrafin 2 të këtij neni. Personat e licencuar në një vend jashtë Kosovës të cilëve i është njohur licenca sipas paragrafit 2 dhe 3 të këtij neni i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe obligimet e përcaktuar me këtë ligj.

Më pas Oda përkatëse me rregullore përcakton procedurat për njohjen e licencave profesionale të lëshuara jashtë Kosovës në pajtim me këtë ligj.

Deri te pezullim i licencës vie nëse anëtari gjendet në paraburgim dhe gjykata me aktgjykim të plotfuqishëm shpall ndaj anëtarit të licencuar dënimin për ndalimin e ushtrimit të profesionit. Po ashtu pezullimi i licencimit vie nëse është shqiptuar masa disiplinore për ndalimin e ushtrimit të punëve profesionale dhe nëse dënohet për vepër penale me aktgjykim të plotfuqishëm dhe kundër të cilit shqiptohet dënimi prej së paku gjatë muaj burgim.

Vendimi për pezullimin e licencës sipas paragrafit 1 të këtij neni shfuqizohet me kërkesë të vet anëtarit kur përfundon arsyeja për të cilën i është vendosur pezullimi. Me shfuqizim të vendimit nga paragrafit 1 të këtij neni, anëtarit të licencuar i kthehen të gjitha të drejtat dhe detyrat e përcaktuara me këtë ligj dhe me akte tjera nënligjore të Odës. Me pezullimin e licencës profesionale pezullohet edhe anëtarësia në Odë si dhe pezullohet edhe mandati në cilindo organ të Odës. Oda me rregullore përcakton procedurat për pezullimin e licencave profesionale në pajtim me nenin 10.

Kurse anulimi i licencës bëhet nëse dëshmohet se anëtari ka humbur zotësinë për të vepruar në mënyrë të përhershme, me aktvendim të gjykatës, me vdekjen e tij, nëse vete kërkon anulimin. Vendim ky të cilin e merr komisioni vlerësues. Me këtë vendim anëtari i licencuar i përfundon edhe mandati në cilindo organ të Odës si dhe revokohet anëtarësia në Odë.

Sipas projektligjit Oda i realizon të hyrat vetanake nga tarifat për anëtarësi vjetore, taksa për licencim, taksa për mbulimin e shpenzimeve për veprimet e ndërmarra, gjobat dhe shumat e tjera të paguara gjatë procedurës disiplinore, donacionet e tjera në pajtim me legjislacionin në fuqi. Me këto të hyra menaxhon bordi drejtues nëse me statut nuk parashihet ndryshe. Ndërkohë anëtarët e Odës janë të obliguar t’i paguajnë taksat dhe tarifat e parapara në paragrafin 1 të këtij neni në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Kurse në rast të dështimit të përmbushjes së këtyre obligimeve, organet e Odës marrin masa disiplinore ndaj anëtarëve të saj.

Mirëpo gjatë periudhës së përkohshme në pajtim me nenin 40 të këtij ligji, mjetet për themelimin dhe funksionimin e Odës sigurohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në formë të garantit në pajtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

Gjatë kësaj periudhe kohore të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura nga Oda sipas paragrafit 1 të nenit 40 të këtij ligjim deponohen në nën-llogari të hapur nga thesari dhe ruhen në mirëbesim deri në skadimin e periudhës kalimtare ose deri në paraqitjen e kërkesës nga Oda në Ministri për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë me pavarësi të plotë financiare. Tek pas përfundimit të vitit të tretë apo pas kërkesës së Odës për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë me pavarësi të plotë financiare të hyrat vetanake të mbledhura në nën-llogarinë e hapur, i bartën Odës në llogarinë e veçantë të cilën Oda e hap në emër të saj.

E nëse brenda periudhës së përkohshme grumbullohen mjete të mjaftueshme nga të hyrat vetanake, Ministria pas konsultimit me Odën, me vendim mund të ndërpret financimin nga buxheti i Kosovës, me c’rast Oda vazhdon veprimtarinë me vetëfinancim.

Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës caktohet me vendim të Ministrit brenda dy muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe përbëhet nga pesë anëtarë të punësuar në ministri. Detyra dhe përgjegjësit e komisionit nga paragrafi 1 i këtij neni janë publikimi i listës së votuesve dhe listës së personave të nominuar në organet e Odës, organizimi dhe administrimi i mbledhjeve konstituive të Odës gjatë periudhës së përkohshme, përgatitja e statutit të Odës, kodit të etikës dhe sjelljes profesionale dhe rregulloreve të tjera të nevojshme për funksionimin e Odës, si dhe çfarëdo veprimi tjetër i përcaktuar me këtë ligj dhe aktet nënligjore që nevojitet për themelimin e Odës.

Tutje Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës në përputhje me paragrafin 4 të nenit 15 të këtij ligji, do të ushtroj kompetencat e Komisionit Mbikëqyrës të Odës gjatë gjithë mandatit të Odës deri në përfundimin e periudhës së përkohshme. Në veçanti do të ketë përgjegjësinë për kontrollin e ligjshmërisë së punës dhe afarizmin financiar të organeve të përkohshme të Odës. Po ashtu përpilimin e raporteve të rregullta vjetore dhe atyre të jashtëzakonshme dhe prezantimin e tyre në mbledhjen e Kuvendit të Përkohshëm të Odës, në veçanti kur gjen shkelje të statutit, akteve dhe vendimeve tjera të Kuvendit të Odës.

Udhëzimi Administrativ MMPH Nr. 01/2016 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr.06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit mbetet në fuqi dymbëdhjetë (12) muaj nga dita e hyrjes së këtij ligji në fuqi. 2. Personave qe janë nënshtruar procedurave të licencimit konform Udhëzimi Administrativ Nr.06/2011 për Provimin Profesional dhe Licencimin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit do tu pranohen pagesat e realizuara për qellim të licencimit dhe do të lirohen nga çfarëdo pagese gjatë procesit të licencimit apo anëtarësimit në Odë konform këtij ligji, deri në vlerën e paguar ekuivalente. Procedura dhe organet përgjegjëse për licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit rregullohet vetëm nëpërmjet dispozitave të këtij ligji i cili ka përparësi kundrejt dispozitave të cilitdo ligj tjetër që ka për qellim rregullimin e profesionit të arkitektit dhe/ose inxhinierit në fushën e ndërtimit.

Ministria brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji nxjerr akt nënligjor me te cilin përcakton listën e aktiviteteve të projektimit, ndërtimit dhe punëve ndërtimore me te cilat merret licenca nga kategoria A dhe B.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Udhëzimi Administrativ Nr. 06/2011 për provimin profesional dhe licencimin e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit./Ndërtimi.info

 

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending