Aktuale
Ja çka parasheh Ligji i ri për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Rrezikon të shembet Kompleksi Memorial” Adem Jashari, e cila mbeti pa mbikëqyrje të institucioneve shtetërore të Kosovës. Ani pse këto të fundit patën bërë Ligjin e ri për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ky Projektligj mbeti i pluhnosur në sirtarët e tyre.
Ligji i ri asnjëherë nuk shkoi në Kuvendin e Kosovës tek sot Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në mbledhjen urgjente të thirrur nga kryetari i saj, Daut Haradinaj, kanë miratuar nismën nismën për procedim të Ligjit në Qeveri, raporton Ndërtimi.info
Tek tani pas raportimit të Ndërtimi.info për gjendjen shkatërruese të këtij memoriali, deputetët e Kuvendit të Kosovës filluan ta rikthejnë në debat dhe të kërkojnë hetim për paratë të cilat janë dedikuar për mirëmbajtjen e memorialin e Jasharajve. Si dhe përshpejtimin e hyrjes në fuqi të këtij Ligji.
Ligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz është miratuar në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Me këtë Ligj parashihet të përcaktohet statusi i Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe obligimet e institucioneve të Kosovës për planifikimin, ndërtimin, mbrojtjen, konzervimin, restaurimin, administrimin, kujdesin dhe prezantimin e tij.
E kishin paraparë edhe me Ligji se Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz ka rëndësi ontologjike, antropologjike, historike, kulturore e qytetare për Skenderajn, Drenicën, Kosovën dhe tër Kombin Shqiptar. Por gjithë këtë, ata të cilët vetë e bënë këtë Ligj, vetë edhe e lanë të shkatërrohet Kulla e Jasharajve.
Me këtë Ligj, ku kishin parasysh rolin dhe rëndësinë e veçantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK), dhe kontributin e komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për lirinë e vendit, u parapa që Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në fshatin Prekaz të shpallet Zonë me interes të veçantë kombëtar për Kosovën.
Madje Ligji e përcakton që Kompleksi Memorial dhe zona e tij përreth kanë status të mbrojtjes së përhershme.
“Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz përfshinë hapësirën e varrezave të dëshmorëve të lagjes Jashari, objektet nga të cilat është bërë rezistenca e armatosur, shtëpitë dhe objektet përcjellëse të kësaj familje. Lagjen Jasharaj, lagjen nr. 3 të qytetit të Skenderajt, zonën e ish fabrikës së municionit, një pjesë të Prekazit të Epërm, gjithësi 450 sipas Planit të aprovuar për Kompleksin e në përputhje me sipërfaqen e përcaktuar me ligjet në fuqi”, kështu thuhet në Ligjin e Memorialit “Adem Jashari” neni 4.
Madje për këtë ishte paraparë që të realizohet projekti i cili do të përzgjidhet në bazë të shpalljes së hapur dhe publike. Sipas Ligjit në projekt duhej përfshirë pjesa e varrezave, konservimi i Kullave të rezistencës dhe bunkerit, objekti i informacionit, amfiteatri verorë bashkë me objektet përcjellëse të tij, muzeun shtatoren e Adem Jasharit, obeliskun, objektin Garden ceremoniale të FSK-, vend-parkingun, parkun e Kompleksit, zhvendosjen e disa shtëpive të lagjes Jashari përfshi edhe shtëpitë e familjes Jashari dhe objektet tjera të nevojshme.
Përzgjedhja e projektit ishte caktuar që të behet nga përfaqësuesi i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor. Gjithashtu duhet të ishin edhe përfaqësues të Komunës së Skenderajt, të familjes Jashari, përfaqësues të Shoqatës së Arkitektëve dhe përfaqësues të OVL-UÇK-së.
Por as tash e 8 vite nuk u arrit që të punohet lidhur me këtë projekt.
E këta përfaqësues të institucioneve për një projekt të tillë kishin injoruar projektin e arkitektit kosovarë me famë botërore, Përparim Rama, duke ia lënë në dorë një kompania sllovene.
Rama ka treguar për Ndërtimi.info se projektin për Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” e kishte punuar para 8 vitesh.
Për më shumë, Rama thotë se edhe tash e kanë idenë e gatshme, përfshirë edhe fizibilitetin financiar, që rezultonte në atë kohë të kushtonte 6 milionë e 600 mijë euro.
Ai, siç e thotë edhe në videon prezantuese, ka qenë shumë respekt që të merren me propozimin për këtë projekt. Inspirimi kishte ardhur nga xhirimet e dhimbshme të forcave të zeza serbe që shkatërrojnë kullat dhe familjen Jashari.
Tutje sipas Ligjit, Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, me akt të veçantë nënligjor do të vendoste rregulla për mënyrën e punës dhe funksionimin e Komisionit sipas paragrafit 2 të nenit 6 të këtij Ligji, kushtet dhe kriteret për shpalljen e konkursit si dhe procedurat e aplikimit të përzgjedhjes. E që asnjëra nga to nuk po del që të jetë marr parasysh.
Me qëllim të ndërtimit dhe funksionalitetit të plotë të Kompleksit, me Ligj ishte përcaktuar edhe shpronësimi i të gjitha pronave dhe objekteve ndërtimore, të cilat gjenden në hapësirën e përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 4 të këtij ligji dhe që paraqesin pengës për realizimin e projektit të kompleksit.
Shpronësimi do të bëhej konform dispozitave të Ligjit në fuqi për shpronësim.
“Autoritetet kompetente, në bashkëpunim me përfaqësuesit e familjeve Jasharaj në Prekaz, do të përcaktojnë në veçanti, mënyrën dhe kushtet për zhvendosjen e shtëpive dhe objekteve të tjera duke siguruar që e njëjta të bëhet sipas ligjeve në fuqi dhe në përputhje me Planin Hapësinor për Zonën e Veçantë”, thuhet ndër tjera në Ligj.
Në debatin e djeshëm të deputetëve të Kosovës në Kuvend, u përmend edhe çështja që Qeveria e Kosovës nuk kishte dhënë buxhet për ndërtimin e varrezave në Kompleksin “ Adem Jashari”. Që sipas deputetit Milaim Zeka, këto varreza i ndërtoi një turk me paratë e xhepit të tij.
Por që ndërtimin e varrezave dhe gjithçka rreth memorialit Jasharaj duhet të bëhej nga financimi i shtetit, meqë këtë e parasheh edhe Ligji i cili nuk u procedua në Kuvend që nga 2014-ta.
“Mjetet e nevojshme për projektimin, ngritjen, sigurimin, mirëmbajtjen e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” dhe aktivitetet e tjera të nevojshme, të përcaktuara me ligj do të ndahen nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe donacionet e ndryshme”, përcaktohet në Ligj.
Mjetet e mbledhura nga donacioni apo mënyra tjera që janë dhënë për Kompleksin do të derdheshin në buxhetin e Qeverisë së Kosovës, të cilat mëpastaj trajtohen sipas legjislacionit në fuqi.
Ndryshe, financimi nga paragrafi 1 i këtij neni përfshinë edhe ndërtimin e shtëpive dhe objekteve të tjera familjare të Jasharajve, shpronësimin dhe zhvendosjen e tyre.
http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/05-L-138.pdf
