Connect with us

Aktuale

Ja çka deklaruan dëshmitarët e ngjarjes së vdekjes së punëtorit Tafallari [dokument]

Published

on

Tash e dy muaj në punishten e “Bechtel&Enka”, në Kovaçec ku po punohej për ndërtimin e Autostradës “Prishtinë-Shkup”, humbi jetën 41 vjeçari, Tafil Tafallari, Ndërtimi.info

Rasti ndodhi në mëngjesin e 28 tetorit, ku shoferi i kamionit Meriton Salhiu, goditi për vdekje Tafallarin.

Ekpsertiza e ekspertit të komunikacionit, thotë se deri te ky aksident erdhi nga lëshimet primare të shoferit Meriton Salhiu.

Ndërsa, sipas aktakuzës të siguruar nga Ndërtimi.info, për këtë rast kanë deklaruar edhe tre dëshmitar, njëri nga ta zyrtar policor i rajonit të Ferizajt.

Ndërtimi.info ka siguruar deklaratat e dëshmitarëve të dhënë në hetuesi.

Dëshia e dëshmitarit, Shyqeri Gavazi rezulton se në ditën kritike ishte së bashku me të ndjerin Tafil Tafallari, duke shkuar në kontinier për pushim, që është paraparë gjatë orarit të punës. Por, në gjysmë të rrugës i ndjeri Tafallari ishte ndal për të ndez një cigare, e më pas kur ai ktheu kokën për të parë nga i ndjeri, Gavazi thotë të mos ta ketë parë.

Ai kishte menduar se Tafallari kishte shkuar tashmë tek kontinieri apo që kishte shkuar në toalet, por asnjëra nga këto nuk ishte. I ndjeri Tafallari ishte nën kamion i cili kishte goditur për vdekje.

Gavazi tregon se krejt çka dëgjoi ishte një ofshamë “aaa…”.

“Duke shkuar ishte ndaluar që të mbeshjellte një cigare dhe për ta ndezur, por që pasi që fryente era e ksihte kthyer shpunën për ta dhezur të njëjtën dhe për një moment pasi që ishte kthyer e kishte vërejtur që Tafili nuk ishte aty për cka kishte menduar që kishte shkuar në toalet ose kishte arritur te kontinieri. Dhe pasi që kishte ecur disa hapa e kishte dëgjuar një zë “aa”, ku kishte vërejtur se rrotat e mbrapme të kamionit të anës së djathtë ishin duke kaluar mbi këmbët e Tafilit, tani të ndjerit. Me ç’rast me të ofruar afët të ndjerit kishte vërejtur që ishte shtritë me ftyrë për toke në mënyrë horizontale. Ndërsa, vetëm këmbët i kishte pasur nën rrotat e kamionit”, citohet të ketë deklaruar Gavaz.

Kurse, dëshmitari Nazmi Bunjaku në dëshminë e dhënë në hetuesi, ka deklaruar se e kishte vërejtur të ndjerin Tafallari duke ecur paralel me kamionin në anën e djathtë, ku kishte dëgjuar një bërtimë, e ku më pas kishte vërejtur që i ndjeri në ato momente ishte në mes të rrotave.

“Nga deklarata e dëshmitarit të dhënë në hetuesi, ka deklaruar se ditën kritike e kishte vërejtur të ndjerin Tafil Tafallarin duke ecur paralel me kamionin në anën e djathtë, ku e kishte dëgjuar një britmë dhe e kishte vërejtur se i ndjeri në ato momente ishte në mes të rrotave të para dhe të prapme të kamionit ku dhe i njëjti tentonte të largohej por që kishte qenë një kohë shumë e shkrutër 2-3 seonda. Me ç’rast i kishtë bërtitur shoferit që të ndalej, por që kamionin veçse kishte kaluar mbi trupin e të ndjerit më të ofruar e kishte vërejtur se i ndjeri ishte shtrirë me kokë poshtë”, thuhet të ketë thënë dëshmitari Bunjaku.

E, në raportin e policit hetues është cekur se këmvbësori Tafil Tafallari, i ndjeri ka rrëshqitur dhe përnjherë ka hyr nën auositernën e “Mercedes-Benz”. Sipas aktakuzës thuhet se polici hetues është bazuar në deklaratën e dëshmitarit Nazmi Bunjaku.

” Mirëpo, duke u bazuar në pozitën e këmbësorit të ndjerë pas shklejes dhe trajektorën e lëvizjes së autocisternës dhe këmbësorit para se me ndodh fatkeqësia, unë mendoj se këmbësori nuk ka rrëshqitur paraprakisht pa pausur kontakt fizik me autocisternën”, thuhet në dëshminë e policit.

Gjithë gjendja faktike, ku Meriton Salihu edhe konsiderohet fajtor për vdekjen e të ndjerit Tafallari, sipas aktakuzës vërtetohet edhe nga mendimi dhe konstatimi i ekspertit të komunikacionit rrugor, nga i cili rezulton se aksidenti është shkaktuar nga lëshimet primare të shoferit të kamionit, Meriton Salihu.

Lidhur me ekspertizën e ekspertit të komunikacionit, po ka paqartësi avokati i Meriton Salihur, Ramiz Krasniqi.

Ai dje i tha Ndërtimi.info se kjo ekspertizë është konfuze e për të cilën duhet që eksperti të prezantoj në ëktë gjykim dhe të shpejgoj me konkretisht ekspertizën.

Se i ndjeri Tafil Tafallari, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e aksidentit e vërteton edhe raporti nga konsulta e datës 28.10.2017 i QKMF-së në Kaçanik.

Që vdekja e Tafallrit nuk ishte e natyrshme, e thotë edhe raporti i autopsisë.

“Nga raporti i Autopsisë rezulton se shkaku i vdekjes së të ndjerit Tafil Tafallari, ëshët vdekje jo e natyrshme e cila ka ardhur si rezultat politraumes së pësuar e përcjellur me thyerje në kokë, krahëror, komblik dhe krahu i djathtë, dëmtim të indit trunor, si dhe gjakderdhje masive në kabietin e kokës, krahrorit dhe abdomenit”, thuhet të ketë qenë raporti i Autopsisë.

Bazuar në këto, prokurorja e rastit “Tafallari”, Sebahate Sinani, ka kërkuar nga Gjykata që i pandehuri, Meriton Salihu të shpallet fajtor me veprën penale që vihet në barrë dhe të njëjtit t’i shqiptojë një snaksion penal të paraparë me Kodin Penal të Republikës së Koosvës, i cili do t’i përgjigjet të gjitha rrethanave të kryerjes së veprës penale dhe me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit.

Meriton Salihut i ishte caktuar masa e paraburgimit e cila më pas iu zëvendësua me masën e arrestit shtëpiak, masë kjo e cila përfundon sot.

Ndërsa, shkak i neglizhecës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik, për të lëshuar ftesë zyrtare për mabjtje të seancës fillestare, ka dështuar./ndertimi.info/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending