Connect with us

Featured

Ja çfarë ka mbetur nga rrugica antike “Gjuhadoli” në Shkodër

Published

on

Gjuhadoli është një rrugicë e veçantë për shkodranët. E shtruar me kalldrëm dhe me ndërtesa njëkatëshe me ballkonet karakteristike, ajo tërhoqi shumë shpejt vëmendjen e turistëve të huaj madje edhe të Bashkimit Evropian. Një investim prej 800 mijë euro u akordua 4 vite më parë nga komuniteti evropianë për këtë rrugë të qytetit, për t’i kthyer lavdinë e dikurshme, por që jetëgjatësia e kësaj lavdie qe e shkurtër.

Stola të thyer, shtylla ndriçimi jashtë përdorimit, ndërtesa të vjetra me fasada të gërryera nga lagështira dhe të shndërruara në vendgrumbullimi mbetjesh urbane. Është ky peisazhi që i ofrohet tashmë çdo ditë vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme të botës që duan të njihen me zonat historike e tradicionale të Shkodrës.

“Une vij nga Kina dhe kam 3 ditë në Shkodër. E pëlqej shumë këtë rrugë. Është antike dhe këto ndërtesat e vjetra janë interesante, por këto mbeturinat në rrugë dhe këto banesa në këtë gjendje e shëmtojnë një zonë të bukur si kjo” – thotë një turist nga Lindja e largët –teksa një tjetër nga Franca shprehet kështu – “Ka disa gjëra që kërkojnë më shumë vëmendje për shembull shtëpitë e vjetra që rrezikojnë të shemben apo dhe mbeturinat. Kjo është një zonë e bukur, pak a shumë si në Francë veçse duhet mirëmbajtur”.

Në këtë zonë muzeale pavarësisht se qarkullimi lejohet vetëm në disa orare, makinat lëvizin në çdo orë duke thyer rregullat. Qarkullimi i shpeshtë i automjeteve ka dëmtuar kalldrëmet e rrugës, pllakat e të cilës janë thyer, për të mos u zëvendësuar. Bashkia e qytetit e ka pasur të pamundur që të riparojë edhe të tilla dëmtim të vogla duke mos ndërhyrë në rikthimin e dinjitetit të kësaj zone muzeale të Shkodrës.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending