Featured
Ishte rrezik për sigurinë e qytetarëve, rrënohet objekti në Ferizaj
Shtëpia e vjetër afër restorant “Orchide” në Ferizaj është rrënuar.
shtëpia u rrënua pasi një komision i Drejtorisë së Gjeodezisë e Kadastrit, vlerësoi se paraqiste rrezik për sigurinë e qytetarëve. Për më tepër, ky objekt kishte qenë cak i zjarreve të shpeshta kohët e fundit nga persona ende të panjohur.
Në vendin e ngjarjes doli edhe i pari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili tha se objekti dhe hapësira e këtushme prej afro 5 arësh, janë pronë e Komunës.
Kjo hapësirë planifikohet t’i jepet kompanisë “Ambienti” ku do të shërbejë për parking, duke marrë parasysh nevojat e mëdha që ka komuna e Ferizajt për parkingje, sidomos afër qendrës së qytetit, ka treguar Svarqa.
Rrënime të objekteve të vjetra që paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve, do të ketë edhe në të ardhmen.




