Aktuale
Ish-ministri i infrastrukturës me shumë kritika për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Rrugë

Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Rrugë, i cili u kritikua nga opozita.
Ish-ministri i Infrastrukturës, tani deputet, Lutfi Zharku emër të LDK-së, tha se ky ligj është i mangët, raporton ndërtimi.info.
Ai potencoi se duhet të krijohen zgjidhje për kyçje të reja në autostrada, pasi përmendi kërkesën e vazhdueshme të Mamushës për lidhje në autostradën “Ibrahim Rugova”.
“Kërkesa e Komunës së Mamushës që disa vite për kyçje në autostradë. Përderisa unë jam kritikuar nga kryetari i Mamushës për mos miratim të kyçje, ju po premtoni kyçje por nuk po e sillni ligjin për këtë çështje. Ne duhet të krijoj zgjidhje për kyçje të reja, qoftë me kërkesë të institucioneve apo të zonave të ndryshme industriale”, tha ai.
Tutje, ai tha se me Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Rrugë nuk është rregulluar kategorizimi, ndërtimi, projektimi, rikonsturimi, sinjalizimi dhe mirëmbajtja e rrugëve.
Zharku, kërkon që ministri Lekaj të deklarohet në lidhje me vendimin për kyçjen e Vitisë në autostradën “Arbën Xhaferi”.
“Më duhet të theksoj edhe vendimin e Komisionit Ndërministrorë për dy kyçje të reja në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, për komunën e Vitisë dhe komunën e Ferizajt. Ju keni obligim ligjor ta respektoni apo anuloni vendimin e tillë, e jo t’i mbani pezull qytetarët me deklarata sikur të fushatave elektorale”, u shpreh ai.
Ndërkaq ministri Lekaj nuk është deklaruar për këto kritika, ashtu si edhe për 53 milionë euro që ia ndanë kompanisë “Bechtel & Enka”, për të cilat kërkoi shpjegim deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu./Ndërtimi.info/
