Aktuale
Ironizon Yll Rugova: Së shpejti fillojmë me fasadën izoluese edhe të Bibliotekës Kombëtare

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës Yll Rugova nëpërmjet një statusi ka ironizuar lidhur me debatin për ndërtimin e Sallës Koncertale dhe shkatërrimit të Shtëpisë së Mallërave “Gërmia”, që tani është nën shfrytëzimin e Administratës Tatimore të Kosovës.
Ai me sarkazëm në postimin e tij ka thënë se do të fillohet me fasadën izoluese edhe të Bibliotekës Kombëtare.
“Së shpejti fillojmë me fasadën izoluese edhe të Bibliotekës Kombëtare. Do të ndjekim standardet më të larta ndërkombëtare të izolimit. #arkitektura #fasada #unesco #izolimi #sar #kazëm”, ka shkruar Rugova.
Pas këtij statusi Rugova ka bërë dhe një status ku ka sqaruar se postimi ishte një shkak, e bërë me idenë që të nxitet edhe më tutje diskutimi dhe vetëdija në lidhje me ndërtesat e Trashëgimisë Kuturore.
“SQARIM Postimi i mëposhtëm është një shaka, e bërë me idenë që të nxitet edhe më tutje diskutimi dhe vetëdija në lidhje me ndërtesat e trashëgimisë kulturore. Ne aspirojmë të jemi pjesë e UNESCO-s dhe si të tillë na duhet të mbrojmë vlerat e trashëgimisë, qofshin ato nga me arkitekturë otomane, vernakulare, moderniste apo çfaredo tjetër. Trashëgiminë e prekshme dhe të paprekshme”, ka shkruar Rugova.
Mes tjerash Rugova ka theksuar se qyteti ndërtohet duke e zgjeruar në aspektin historik, dhe jo vetëm në atë historik.
Qyteti ndërtohet duke u zgjeruar edhe në aspektin historik, dhe jo vetëm në atë gjeografik.
Diskutimet gjithnjë e më të shpeshta që po bëhen për arkitekturën dhe trashëgiminë janë shenjë e një shoqërie të shëndoshë dhe për mendimin tim nëse trajtohen si duhet, do të kemi rezultate pozitive për të ardhmen e qyteteve dhe zhvillimit tonë urbanistik. #unesco #prishtina #kosova”, ka përfunduar ai.
