Featured
Inxhinieri i famshëm shqiptar, që doktoroi në moshën 17 vjeçare
Karl Gega, djali i kapitenit të marinës veneciane Anton Gegajt, krahasohet në Austri me Mozzartin, Froidin, Maria Terezën, Franz Kafkën, etj.
Gega, për të cilin thuhet se është nga Shqipëria por nuk është argumentuar sa duhet, është projektues i hekurudhës malore të Semmeringut në Austri si dhe projektoi hekurudhën Vjenë-Trieste që lidhte me linjë hekurudhore Detin e Veriut me Adriatikun, dhjetëra rrugë, hekurudha e godina të institucioneve publike.
Por si erdhi deri tek ky sukses? Gega i kaloi një sërë sfidash. Ai nuk pranoi të vazhdonte gjatë kolegjin e marinës të propozuar nga babai për ta vazhduar karrierën në kolegj ushtarak ku mori formimin e duhur në shkencat ekzakte. Pas kësaj ai vazhdoi shkollimin në një institut privat marine e pas saj në Fakultetin e Shkencave të Filozofisë e Matematikës,
Ajo çka e dalloi Gegajn është fakti se qysh në moshën 15 vjeçare filloi punën në Inspektoriatin Qendror te Ujrave dhe Rrugëve në Veneto, fillimisht si inxhinier praktikant e më vonë edhe si arkitekt. Gjatë kësaj kohe ai ndiqte leksione edhe në arkitekturë. Në moshën 17 vjeçare ai mori titullin “Doktor Matematike”. Më pas, ai shërbeu edhe si Drejtor i Përgjithshëm i ndërtimit të hekurudhave në rangun e një këshilli perandorak.
Një rritje të shkallës së njohjes së Gegës pati dhe emetimi i kartmonedhës 20 shilingshe (1968-1988), që mbartte fytyrën e Gegës, si dhe emetimi i dy pullave nga seria e „Zbuluesve të famshëm Austriake“, njëra në vitet 1936 dhe e dyta me rastin e 150 vjetorit të lindjes në vitin 1952 në rreth 1 milion copë.
Gega vdiq më 14 mars 1860 ndërsa sargofagu me eshtrat e Geges u vendos ne panteonin e njerezve me te shquar te Austrise prane Mozartit, Bethovenit, Shubertit, Shtrausit, Brahmsit dhe Alois Negrellit (projektuesit te kanalit te Suezit) në Varrezat Qendrore të Vjenës.
Sot shumë rrugë mbajnë emrin e tij, teksa edhe një lloj rakie e prodhuar në Kosovë, quhet “Karl Gega”.
You must be logged in to post a comment Login