Aktuale
Inxhinierë nga Kosova, lajmërohuni se Shqipëria ka nevojë!
Inxhinierë të ndërtimit dhe arkitektë nga Kosova janë duke ndihmuar në inspektimin e ndërtesave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë. Mirëpo, atje ka nevojë për të tjera inxhinierë të ndërtimtarisë.
Thirrjen për inxhinierët e ndërtimtarisë, që t’i bashkohen punës në Shqipëri, ka përsëri.
Nisja e grupit të profesionistëve do të bëhet të mërkurën – 04 dhjetor, ndërsa kthimi më 08 dhjetor.
“Ftohen të gjithë inxhinierët ndërtimorë t’i bashkangjiten aktivitetit vullnetarë për inspektimin e ndërtesave në zonat e prekura nga tërmetet në Shqipëri. Nisja nga Prishtina: e mërkurë 04.12.2019 në ora 17:00 nga zyrat e Ndërmarrjes Publike Banesore. Kthimi nga Tirana: e dielë 08.12.2019 në 16:00. Përgjegjës në organizimin e grupit “Inxhinierët Vullnetarë nga Kosova” (IVK) janë Ndërmarrja Publike Banesore e Komunës së Prishtinës, Universitetet, Asociacionet dhe grupet e tjera vullnetare të organizuar nga Kosova”.
Bëhet e ditur se aspekti logjistik (akomodimi, automjetet, derivatet, ushqimi dhe pajisjet) është i mbuluar nga donatorët e siguruar nga IVK dhe nga Qeveria Shqiptare.
Personi kontaktues i autorizuar nga IVK për grumbullimin e vullnetarëve është arkitekti Uran Kyqyku +(38344134704).
Ndërkaq inspektimi i ndërtesave (objekte banimi, spitale, shkolla, ura, etj) do të bëhet në bashkëpunim dhe me ftesë të Qeverisë së Shqipërisë, përkatësisht “Institutit të Ndërtimit”.