Connect with us

Aktuale

Investimet publike u rritën 14.6 për qind për nëntë muaj

Published

on

Sa u përket zërave të shpenzimeve, investimet në 9- mujorin e vitit 2017 duket se kanë shënuar një kthesë të rëndësishme, pas disa vitesh në shifra mediokre. Si sasi, ato shënuan 39.7 miliardë lekë, ndërkohë që sërish kemi mosrealizim të planit, që është plotësuar në rreth 90.5 për qind në raport me fondet e planifikuara për këtë periudhë.

Krahasuar me planin vjetor, si 9-mujor është konstatuar një realizim i përgjithshëm i investimeve publike në masën rreth 39.7 miliardë lekë, ose rreth 53.6 për qind e planit vjetor.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, ky zë është 14.6 për qind më i lartë, ose rreth 5.04 miliardë lekë më shumë. Financimi i brendshëm dhe financimi i huaj janë realizuar përkatësisht në masën rreth 52.6 për qind dhe rreth 55.9 për qind të planit vjetor.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e nëntë të vitit 2017, arritën në rreth 320 miliardë lekë me një realizim në masën rreth 97.8 për qind të planit të periudhës, ndërsa, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, ky zë ka rezultuar 11.3 për qind më i lartë, ose rreth 32.5 miliardë lekë më shumë.

Pagat

Si pasojë e rritjes së pagave të administratës, shpenzimet për paga në fund të 9-mujorit 2017 u realizuan në masën rreth 46.4 miliardë lekë, duke qenë 7.5 për qind më të larta se e njëjta periudhë e vitit 2016, me 3.25 miliardë lekë më shumë. Për rrjedhojë, edhe shpenzimet për sigurime shoqërore rezultuan në masën rreth 7.3 përqind më të larta se një vit më parë.

Interesat

Për të paguar interesat e borxheve të marra, në periudhën janar-shtator shpenzimet për interesa kanë rezultuar 16.1 për qind më të ulta, me një kursim nominal në masën rreth 4.13 miliardë lekë. Këtu ka ndikuar ndjeshëm rënia e interest për letrat me vlerë të qeverisë, për për bonot e thesarit, ashtu edhe për obligacionet.

Sigurimet

Sipas Financave, shpenzimet për sigurime shoqërore u realizuan në masën rreth 86.9 miliardë lekë dhe shpenzimet për sigurime shëndetësore në rreth 28.1 miliardë lekë.

Kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2016, shpenzimet për sigurime shoqërore janë rreth 5.16 miliardë lekë më të larta, ndërsa shpenzimet për sigurime shëndetësore janë rreth 3.06 miliardë lekë më shumë.

Papunësia

Ndërkohë, shpenzimet për papunësinë për 9-mujorin 2017 janë realizuar në masën rreth 81.9 për qind e planit të periudhës, ose 45.2 për qind e planit vjetor të ndryshuar. Kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2016, shpenzimet për këtë zë rezultojnë me një ulje në masën rreth 49.1 për qind, ose 261 milionë lekë në terma nominalë. Kurse shpenzimet për ndihmën ekonomike dhe pagesën e paaftësisë (PAK) në 9-mujorin 2017 u realizuan në masën rreth 98.1 për qind, ose 283 milionë lekë, më pak kundrejt planit të periudhës.

Kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2016 shpenzimet për këtë zë rezultojnë me një rritje në masën rreth 11.5 për qind, ose 1.5 miliardë lekë më shumë në terma nominalë.

Bashkitë

Shpenzimet për Pushtetin Vendor gjatë periudhës 9-mujore kanë përbërë rreth 13.6 përqind të shpenzimeve korente. Kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2016, ky nivel rezulton rreth 11.75 miliardë më i lartë, ose 45.1 për qind më shumë. Kjo rritje vjen në kuadër të përforcimit të rolit të njësive të reja/të riorganizuara të qeverisjes vendore.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme ishin 320 miliardë lekë me një realizim sa 97.8% e planit të periudhës, ndërsa, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, ky zë ka rezultuar 11.3% më i lartë, 32.5 mld lekë më shumë

Deficiti

Niveli i deficitit në 9-mujorin e vitit 2017 rezultoi rreth 462 milionë lekë, ose 11.03 miliardë lekë, më i ulët se e njëjta periudhë e një viti më pare. Kjo shifër është 95.6 për qind më pak se vjet

Ndihmat

Për papunësinë janë paguar 49.1 për qind, ose 261 milionë lekë, më pak në terma nominalë. Kurse shpenzimet për ndihmën ekonomike dhe pagesën e paaftësisë ishin 11.5%, ose 1.5 miliardë lekë më shumë nga vjet.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending