Featured
Intervistë | Lekaj: Shumë projekte i kishte mbuluar pluhuri në Ministrinë e Infrastrukturës [video]
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/12/pal_lekaj.jpg)
Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë Haradinaj, Pal Lekaj ka thënë se kur ka mbërritur në këtë ministri shumë projekte i ka parë se i ka mbuluar pluhuri.
Uran Haxha
Me profesion doktor, ai ka thënë se nuk e ka fare problem këtë gjë, pasi me menaxhim është marrë që nga paslufta. Ndërsa projektet sikur janë pushimoret në autostradën “Ibrahim Rugova” dhe ndriçimi i autostradës, sipas Lekajt janë lënë pas dore, por që tash duhen kryer, transmeton Ndertimi.info.
Për ndriçim ai ka premtuar se do të jetë i përfunduar më 2018.
“18 muaj nuk ka pasur procedurë tenderuese dhe nuk ka pasur kush ta mirëmbaj ndriçimin, vitin e ardhshëm do të jetë e kryer kjo punë”, ka thënë ai, ndër të tjera në këtë intervistë.
Lekaj ka folur shumë gjerë edhe për 63 milionët e kërkuar nga “Bechtel&Enka”, teksa për premtimin e tij të parë për lëshimin në qarkullim të rrugës së zgjeruar në Veternik, ai ka kërkuar falej.
Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë:
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)