Aktuale
Inspektorati në Gjilan thotë se po mbanë nën kontroll ndërtimet pa leje

Ndërtimet e larta në qytetin e Gjilanit sipas drejtorit të Inspeksionit Nevzad Rushiti po janë nën kontroll dhe se po përcjellën në çdo detaj. Se gjithçka është nën kontroll rreth ndërtimeve pa leje ai po thotë të jetë bërë pasi që iu është bërë thirrje investitorëve që t’i kryejnë paraprakisht procedurat e pajisjeve për leje ndërtimore.
Në të kundërtën, ata të cilët tentojnë të bëjnë ndërtime pa leje, toleranca do të jetë zero, kështu tha Rushiti për rajonipress.
Tashmë në kuadër të inspeksionit komunal është instaluar Task Forca e cila mundëson kujdestari dhe mbikëqyrje 24 orë. Qytetarët dhe tani edhe mërgimtarët të ndihen të sigurt në pushimet e tyre, kurse ndërtimet e larta janë nën kontroll dhe po përcjellim çdo detaj tha Rushiti.
Rushiti tha se tanimë Task Forca po funksionon mirë dhe po kontrollohet gjithçka. “Neve na duhet edhe një bashkëpunim më i madh me qytetarët sepse ata shohin më shumë se ne” u shpreh Rushiti.
Ndërsa, rikujtojmë se për rrënimin e objekteve pa leje ndërtimore është dhënë dhe tender, por i cili ka ngecë për shkak të keqpërdorimeve tenderoze.
Për këtë tender eksperti i OShP-së ka kërkuar që të anulohet njoftimi për dhënien e kantatës dhe lënda të kthehet në ritenderim. Kjo pasi që kërkesat në dosje të tenderit dhe në njoftimin për kontratë respektivisht në korrigjimin e gabimeve në njoftimin publik për kontratë nuk janë identike, gjë e cila parashihet me paragrafin 4, neni 27-të të LPP-së që “Kërkesat e përcaktuara në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë duhet të jenë identike”, raporton Ndërtimi.info
