Aktuale
Inspektorati i Punës nuk publikon dënimet për kompanitë që u vdiqën punëtorët në vendin e punës
Inspektorati i Punës ka vendosur që mos t’i bëjë publike vendimet e marra për 11 vdekjet në vendin e punës gjatë viti 2019.
Ushtruesi i detyrës së kryeinspektorit të punës, Valon Leci në një intervistë për Ndërtimi.info ka arsyen e mos-publikimi të gjobave për secilën kompani që iu kanë vdekur punëtorët në vendin e punës.
“Unë konsideroj që vendimet e Inspektoratit të Punës duhet të bëhen të dituar për aq sa lidhen me të drejtat dhe detyrimet e atyre që ankohen apo preken nga këto vendime. Nuk do të doja assesi që vendimet tona të ndikojnë në të bërit biznes të asnjë subjekti sepse ai nuk është qëllimi jonë, por të mbrohen të drejtat e të punësuarve. Secilin vendim që ne e nxjerrim, si konsekuencë e një ankese, pala e merr vendimin e vet, sikurse e merr edhe punëdhënësi. Nuk është që këto të dhëna fshehën, këto i kanë palët. Mirëpo, nuk kemi pa të arsyeshme që për secilin subjekt dhe secilën gjobë të tregojnë se kush është gjobitë dhe sa, mjafton t’i kenë palët që janë në procedurë. Ne kemi konsideru që ata që janë palë në procedurë kanë të drejtë ta kenë vendimin e Inspektoratit të Punës dhe kanë të drejtë njoftohen me gjithçka që lidhet me këto vendime. Ndërsa, për secilin rast veç e veç nuk e kemi mëndu që është e nevojshme të jepet për media dhe opinionin e gjerë, ka thënë ai.
Ai ka bërë të ditur se gjoba më elartë e shqiptuar gjatë viti 2019 ka arritur në 40 mijë euro, ndërsa më e ulëta kalon shifrën 1000 euro.
Vitin e kaluar Ndërtimi.info kishte publikuar gjobat e shqiptuara nga Inspektorati i Punës për secilën kompani që iu kishin vdekur punëtorët në vendin e punës. Në vitin e kaluar për 23 vdekjet në vendin e punës, gjoba më e ulët e shqiptuar ishte 2 mije euro, ndërsa më e larta 10 mijë.