Këshilltari i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit Samir Hoxha, tha Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore do të jetë një adresë edhe për ekspertët e trashëgimisë dhe krerët e institucioneve qendrore të trashëgimisë kulturore për të realizuar kontrollin dhe paraqitur parregullsitë evidente.

“Ky organ do të jetë një mekanizëm cili do të shërbejë si instrument për parandalimin e dëmtimit të trashëgimisë kulturore”, tha Hoxha sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

“Me themelimin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore, do të mbrojë asetet e Kosovës”, tha ai.

Sipas tij Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore është shumë i nevojshëm për fushën e trashëgimisë dhe pavarësisht vonesave do të jetë i mirëpritur për ekspertët dhe institucionet e trashëgimisë në tërë territorin e Kosovës.

“Kosova ka 1500 asete që do të mbrohen”, theksoi ai.