Connect with us

Aktuale

INPO: Komuna ndan mbi 6 milionë euro të projekteve për të paguar borxhet e “Pallatit të Rinisë” dhe të “IMN Kosova”

Published

on

Organizata INPO thotë se Kuvendi Komunal i Prishtinës pritet që në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur për datën 26.12.2018 të marrë vendim për ndarjen e mjeteve ndërmarrjes publike lokale “ Pallati i Rinisë”, për pagesën e borxheve dhe pagesën e 20% për ndërmarrjen IMN KOSOVA” ndërsa shuma që do të ndahet për të parën është 3,757,619.00€ dhe 2,515,845.00€ për të dytën.

Kjo organizatë e sheh me shqetësim këtë veprim të Komunës së Prishtinës, sidomos në aspektin e burimeve prej nga janë siguruar këto mjete financiare.

“Këto mjete janë siguruar nga projektet që kanë rëndësi esenciale për Komunën e Prishtinës dhe qytetarët e saj. Burimet financiare për këtë qëllim janë marr nga këto projekte: Shpronësime 450,000.00€, Kolektori dhe rruga mbi përroskën në lagjen Mat (1 dhe 2) 1,300,050.00€, Ndërtimi i kolektorit të lumit Prishtina dhe rruga mbi kolektor 700,00.00€, Tregu i qytetit 976,464.00€, Info qendrat turistike dhe implementimi i strategjisë së turizmit 100,000.00€, Hartimi i hartës zonale 100.000.00€, Galeria e Artit 150,000.00€, Ndërtimi i fabrikës së ujit në Shkabaj 2,447.000.00€”, thotë INPO.

Organizata e ka cilësuar vendimin e Komunës në kundërshtim me parimet e mirëmenaxhimit të parasë publike, ngase, nën 1, të gjitha mjetet që Drejtoria e Pronës i kishte në dispozicion për shpronësime janë huazuar, ndërsa nevoja për shpronësime është e jashtëzakonshme sa që projekti i kolektorit dhe asfaltimi i rrugës mbi përroskën në lagjen MAT, kanë dështuar si pasojë e problemeve pronësore.

“Ndërsa Komuna e Prishtinës me komoditet i përdor të njëjtat mjete për ndihmë të ndërmarrjeve publike. Nga ana tjetër qytetarët çdo ditë i vuajnë pasojat e dështimeve në ato projekte”, thotë INPO.

Ndërkaq, INPO thotë se në mbledhjen e njëmbëdhjetë, Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi Strategjinë për Turizëm, kurse pakë ditë më vonë komuna i ridestinon 100,000.00 €, të cilat do të përdoreshin për zhvillimin e asaj strategjie. Kjo, gjithashtu e dëshmon qasjen e ekzekutivit e aktual.

“Kanë mbetur edhe tetë muaj që të përfundojë harta zonale e Komunës së Prishtinës, ndërsa ekzekutivi nga ky plan shumë i rëndësishëm e sheh të arsyeshëm t`i ridestinoj 100,000.00€ në mënyrë që t`i paguaj borxhet e ndërmarrjeve publike”, thekson INPO.

Organizata thotë se qytetarët e Komunës së Prishtinës kanë nevoja të jashtëzakonshme për të cilat komuna nuk po arrin të gjej zgjidhje, ndërsa ndarja e mbi gjashtë milionë eurove nuk do ta rregullojë asnjë problem të tyre.

“Prandaj, Organizata INPO i fton anëtarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të mos e votojnë këtë vendim. I njëjti t’i kthehet ekzekutivit në mënyrë që të mendohen modalitete tjera prej nga mund të ndahen këto mjete financiare. Nuk mund të justifikohet ndërprerja e projekteve të cilat kanë rëndësi esenciale për jetën e qytetarëve, për t`u dhënë mjete ndërmarrjeve publike”, përfundon INPO.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending