Aktuale
Inaugurohet kompleksi i dëshmorëve në Marinë të Skenderajt

Me një ceremoni shtetërore sot është inauguruar kompleksi i dëshmorëve në Marinë të Skenderajt.
Në këtë kompleks janë rivarrosur 158 dëshmorë të zonës së Drenicës.
Me këtë rast presidenti Hashim Thaçi ka ndarë urdhrin hero i Kosovës për të gjithë dëshmorët e varrosur në këtë kompleks.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se ky memorial është respekt institucional për ata që dhanë çdo gjë për lirinë e vendit.
“UÇK ishte projekti politik dhe ushtarak më i suksesshëm që ka krijuar populli shqiptar. Kush hyri në radhët e saj e përmbushën në aspiratë të kamotshme të popullit shqiptar. UÇK të pamundurën e bëri realitet. Ishte UÇK që fitoj mbështetje nga vendet më demokratike. Një mbështetje e tillë nuk mund të vinte pa gjakun e bashkëluftëtarëve dhe të qytetarëve të vendit”, u shpreh ai.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, duke folur për dëshmorët e në veçanti për ata të Drenicës tha se Marina tash do të jetë Meka e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nisur fjalën e tij duke thënë “oj Drenicë a jeni more”. Ndërkohë që ka thënë se sot po rehatohen luftëtarët e kësaj toke.
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, u shpreh se nga dita e sotme Marina ka hyrë në hartën e kombit si vend ku pushojnë viganët e lirisë.
“Prej sot e kemi më të lehtë frymëmarrjen se po e përmbushim një detyrim ndaj kolosëve tanë të lirisë”, tha ai.
Jashari tha se sot Ilaz Kodra, Mujë Krasniqi e Abedin Rexha me dëshmorët e tjerë i japin Marinës një dimension që nuk e kishte.
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është shprehur se sot heronjtë dhe dëshmorët janë bashkuar në zemër të Drenicës
