Featured
Inagurohet rruga Bardh i Madh – Lismir – Fushë Kosovë, kushtoi rreth gjysmë milion euro
Ministri Lekaj tha se fokusi i kësaj ministrie është ofrimi i kushteve sa më të mira me standarde evropiane.
“Është mirë që bashkërisht po e finalizojmë një projekte që ka një domethënie, e ajo është që qytetari do të fitoj kohë të lidhet shumë ma shpejtë por që është edhe një standard i krijuar në rrugët tona. Ne për këto dy vite në këto projekte kemi vërë një standard e ai është që rrugët tona të kenë jetëgjatësi dhe të jenë të shenjëzuara me standarde evropiane dhe jo vetëm të gjuajmë asfalte, por të u ofrojmë kushte sa më të mira që në fokus të jetë qytetari, prandaj edhe ky projekt tregon se ne jemi pranë qytetarëve”, tha ai, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se është përuruar një prej rrugëve më të mira.
“Sot e kemi ministrin Lekaj për ta përuruar një prej rrugëve më të mira në komunën e Fushë Kosovës, është kontribut i ministrisë. Ne dëshirojmë që kjo rrugë të mos përgjakët, por të shërbejë për biznes si për ahengje dhe shkuarje në lokalitete te tjera”, tha Berisha, raporton EO.
E, ish-deputetja Melihate Tërmkolli tha se ky projekt i përuruar sot është me standarde të larta.
“Është kontribut i të gjithëve është nis në qeverinë paraprake dhe më vjen mirë që ministri Pali e ka vazhduar dhe finalizuar, është një prej projekteve mendoj me standardet më të larta” ka përfunduar Tërmkolli