Featured
Importi mund eksportin kosovar e materialeve për ndërtim me 265 milionë euro
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin gusht 2017.
Sipas këtyre statistikave importi dhe eksporti i produkteve prej guri, allçie, produkte qeramike dhe qelqi kanë arritur një rritje të vogël, produkte këto që përdoren për ndërtim.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit Artikuj prej guri, allçie, produkte qeramike dhe qelqi në vitin 2016 ishte 1.5 për qind apo 312 mijë euro, ndërsa për këtë vit ka shënuar një rritje të vogël prej 0.3 për qind, duke shkuar n ë 1.8 për qind apo 602 mijë euro.
Ndërsa importi prej guri, allçie, produkte qeramike dhe qelqi në vitin 2016 ishte 4.0 për qind apo 100 mijë e 700 euro , ndërsa këtë vit ka arritur rritje prej 0.2 për qind, duke shkuar n ë 4.2 për qind apo 112 mijë e 300 euro.
Ndërsa, të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 6.3% në muajin gusht 2017, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016, gjegjësisht në vlerë prej 264,7 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 249,0 milionë Euro në vitin 2016. Eksporti mbulon importin me 11.0%.
Eksporti i mallrave në muajin gusht 2017 kishte vlerën 32,5 milionë Euro, ndërsa importi 297,3 milionë Euro, që është një rritje prej 51.9% për eksport si dhe prej (9.9%) për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.