Connect with us

Aktuale

Ikje nga izolimi: ATËHERË DHE TASH

Published

on

Vizë Schengen për të përfaqësuar Kosovën në Bienalen e Venedikut. Viza Schengen, pasaporta diplomatike ose leje qëndrime të BE-së për të marrë pjesë në hapjen zyrtare të Pavijonit të Kosovës në Venedik.

Shkruan: Zana Sokoli

Mbaj mend vitin 2014 kur nuk pata mundësinë të marrë pjesë në përfaqësimin e Kosovës në Bienalen e Venedikut për Arkitekturë, për arsyen e vetme të refuzimit të vizës nga Ambasada Italiane. Ajo që mora në vend të kësaj, ishte një dhuratë nga Eliza Hoxha, një fotografi e bukur në kornizë e Pavijonit të Kosovës të kuruar asokohe nga Gëzim Paçarizi.

Edicionet e tjera të Bienaleve i vizitova dhe vetëm sepse isha duke studiuar në Itali. Pas diplomimit vitin e kaluar unë u ktheva në Kosovë me lejen e qëndrimit italian, që së shpejti do të skadonte. Dhe përsëri filluan procedurat e aplikimit për vizë, që të marrë pjesë në ekspozitën e këtij viti. Ju mund ta keni vënë re tashmë se kam përmendur vizat në çdo fjali. Ju lodheni duke e lexuar, teksa ne lodhemi duke jetuar me të. Sepse kjo është historia jonë. Sepse kjo ishte e ‘djeshmja’ jonë, është e ‘sotmja’ jonë dhe shpresojmë se nuk do të jetë e ‘nesërmja’ jonë, pasiqë INSPIRIMI në IZOLIM duket të jetë burim i shterrshëm.

Më 24 maj, kuratorja Eliza Hoxha me ekipin e saj dhe ne si të ftuar të Bienales, arritëm t’i shpëtojmë “izolimit të sotëm” në Kosovë që në mënyrë të denjë të përfaqësojmë “izolimin e viteve të ‘90-ta të Kosovës” në Venedik. Në ceremoninë e hapjes zyrtare pavijoni ynë ishte plotësisht “i zaptuar” nga arkitektë kosovarë, artistë e të tjerë, sytë e të cilëve ishin drejt kuratores dhe përfaqësuesve të shtetit të Kosovës, duke pritur për fjalimet e tyre.

Me gjasë kjo ishte hera e parë që u emocionova duke dëgjuar fjalimin e një politikani. Emocionet e mia arritën kulmin kur kuratorja Hoxha po shpjegonte idenë prapa pavijonit. Çdo fjali e saj ishte disi e lidhur me përvojat e mia si fëmijë gjatë viteve të 90-ta. Çfarë momenti reflektimi! Eliza e ka sjellë këtë tregim mahnitës në Venedik dhe në të njëjtën kohë ka ringjallur kujtimet tek secili prej nesh, kujtime të cilat, duke nxituar të “rritemi”, i kemi lënë prapa. Në atë moment mendova, le ta pasurojmë narrativën e pavijonit të Kosovës duke dhënë interpretimin tonë personal. Pavijoni i Kosovës i prezantohet publikut si vepër arti; megjithatë, mënyra se si njerëzit e shohin atë, ndikohet nga një seri e tërë kujtimesh dhe përvojash që rrjedhin nga e kaluara jonë.

Ja si e pashë unë:

Satelitët – kanë karakterizuar pothuajse çdo njësi banimi në Prishtinë, duke e unifikuar kështu fasadën e bardhë të qytetit. Mbaj mend fasadën në lëvizje sa herë që dikush brenda shtëpisë së tyre po ndërronte kanalin televiziv. Unë kurrë nuk e kam pëlqyer shikimin e TV-së, hapësira kurrë nuk më është shpjeguar si hapësirë ​​brenda një televizori; atë kohë edhe fusha e futbollit më dukej e vogël ndonjëherë! Isha një fëmijë për të cilin përveç shkollës, miqve, topit, rëndësi gjithashtu kishte edhe fusha jonë e mahallës. Nuk më pëlqente hapësira e improvizuar brenda banesës sonë, por mendoj se isha shumë e vogël për ta kuptuar se ‘hapësira e lirë’ të cilën po kërkoja jashtë ishte me të vërtetë kërcënim për jetën. Pavarësisht nëse më pëlqente apo jo, ne vazhduam të rritemi me Cartoon Network, BBC dhe CNN, VIVA dhe MTV, duke besuar se kjo ishte rruga e drejtë. Dita kur mbërritëm si refugjatë në Gjermani (unë isha 8 vjeç në atë kohë), më në fund kuptova se ç’fytyrë ka LIRIA dhe çka do të thotë HAPËSIRA E LIRË.

Pasqyrat – Ideja themelore e një pasqyre brenda një kutie është zgjerimi i hapësirës. Shpirtërisht kjo pasqyrë reflekton dritën e saj me një lidhje simbolike me ndriçimin, lirinë psikologjike dhe mençurinë. Fizikisht na bën të përjetojmë hapësirë ​​më të madhe se ç’është ajo në realitet, duke mbetur ende një iluzion optik; duke pasur parasysh se pasqyra si e tillë është një pengesë fizike vetë. Është ironike! Bashkimi Europian vazhdon të ‘udhëheqë’ dhe ‘trajnojë’ kosovarët që të mendojnë jashtë kutisë duke i mbajtur akoma brenda kutisë. Udhëheqësit e shtetit vazhdojnë të na japin fjalime të thata duke na inkurajuar që të kemi ide ‘fluturuese’, kreative dhe inovative, duke harruar që zogjtë që mbahen në një kafaz mendojnë se ‘fluturimi’ është sëmundje. Kosovarët e rinj meritojnë ta thyejnë pasqyrën. Liria e lëvizjes është e drejta e tyre themelore.

Blloqet – Fasada e bardhë që karakterizonte shtëpitë private në Prishtinën osmane dhe socialiste, u shndërrua në një “fasadë” të bllokave të kuq gjatë viteve të ‘90-ta dhe vazhdoi e tillë në Kosovën e pasluftës. Por që shkaku ishte i ndryshëm. Në vitet e ‘90-ta shtëpitë ekzistuese filluan të zgjeroheshin për shkak të nevojës për më shumë hapësirë ​​për të rehatuar në gjirin e vet institucionet paralele publike, ndërkohë që pamja e jashtme nuk ishte e përfunduar kurrë. Pra, strukturat e bllokut të kuq u bënë shumë të pranishme si një model në hapësirën e qytetit. Pas luftës së vitit 1999 shumë njerëz që u kthyen në Kosovë gjetën shtëpitë e tyre të shkatërruara, të dëmtuara ose të djegura. Përveç rindërtimit, tani edhe shtëpitë e reja po ndërtohehsin më të mëdha, si në sipërfaqe ashtu edhe në lartësi. Liria dhe hapësira fizike nuk bënë përjashtim. Investimet u orientuan në dizajnimin e hapësirave të brendshme për banim, ndërsa e jashtmja nuk ishte prioritet. Kjo çoi në vendbanime në Kosovë me një siluetë të zgjatur të karakterizuar nga modeli i bllokave të kuq. Kjo “fasadë” karakteristike shihet edhe sot në Kosovë. Brenda shtëpive 4 katëshe, njerëzit vazhdojnë të jetojnë në katin e parë, duke e lënë hapësirën më të madhe të shtëpisë të papërdorur. Të paktën ky i fundit është një përfundim që ka dalë nga vëzhgimi im personal.

Qilimi – (Harta qe shënon shtëpitë si shkolla) – Unë nuk kam qenë dikush që ka përjetuar arsimim paralel. Kështuqë nuk mund ta interpretoj atë që nuk kam përjetuar! Por falënderoj çdo individ për sakrificën dhe rezistencën paqësore për ta parë Kosovën të lirë!

Ky nuk është një rrëfim që të pëlqehet nga dikush, por është i rëndësishëm për t’u ndarë!

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending