Aktuale
Ibrahimi ndërtimtarëve: Ju merruni me skelet, është dashtë me mendu kur keni fillu ndërtimet

Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës po e quan vendim Ad Hoc dhe radikal vendimin e Inspektoratit të Punës për mbylljen e 47 vendpunishteve ndërtimore, pasi që ato kompani nuk kanë të vendosura skelet mbrojtëse. Skele këto që sipas ndërtimtarëv vështirë të sigurohen në tregun kosovarë.
Por kryeinspektori i Punës Basri Ibrahimi nuk po donë t’ia di për këtë. Ai tha se para se të fillohen me ndërtimet do të duhej të parashihen se a ka apo nuk ka skele.
Ndërsa sa i përket asaj se ky vendim është radikal, Ibrahimi nuk po e sheh si të tillë madje tha se ky vendim erdhi pasi që ndërtimtarët nuk morën vesh ndryshe, shkruan Ndërtimi.info
“Ne nuk kemi pas zgjidhje tjetër, sepse nuk keni dashtë me marrë vesh, nuk keni dashtë ju vetë. Dhe kjo nuk është çështje e insektarit por është çështje obligative e çdo punëdhënësi. Vetë është dashtë me marrë masa pa pas nevojën e inspektoratit. Inspektorati është dashtë vetëm me shku me mbikëqyrë a është duke e bërë, e jo me detyru me bo”, tha Ibrahimi.
Ai mohon të jetë vendim Ad Hoc, dhe se inspektimet janë bërë qysh moti duke u vënë masa të buta por që as këto nuk u përfillën.
“Nuk është që ne kemi filluar dje, e as që kemi filluar të premten. Në Prishtinë janë bërë 244 inspektime që besoj që inspektuar secila vendpunishte. Nuk është përmirësuar gjendja fare, kemi shkuar me masa më të buta, vëni parmakë. Nuk janë vënë parmakë. Vëni rrethojat qysh duhet, keni shku me dërrasa e që është edhe më e rrezikshme sepse punëtori mashtrohet hyp aty se mendon se është masë sigurie e qëndrueshme, ai mbështet dhe bie poshtë”, tregoi ai.
Fatkeqësia më e madhe sipas Ibrahimit është se punëdhënësit asnjëherë nuk marrin masa, pa ndërhy inspektorët. Sic thotë ai se nuk i kanë 5 mijë inspektorë që me lënë në derën e secilit biznes me mbikëqyr.
“ Fatkeqësia më e madhe është se ndërtimtarët dhe jo vetëm te ta po e presin vetëm kur shkon inspektori i punës me reagu. Ne nuk i kemi 5 mijë inspektorë me shku me ja mbajt secilës kompani te dera nga një inspektor”, tha ai.
Megjithatë edhe përkundër kërkesës së Shoqatës së Ndërtimtarëve dhe kompanive që të jepet afat shtesë për sigurimin e skeleve mbrojtëse, Ibrahimi nuk po pranon.
Ai tha se bëhet fjalë për jetë njerëzish, dhe vdekjet e punëtorëve në vendin e punës janë të shumta dhe nuk mund të lejojnë më një gjë të tillë.
Kurse sa a munden, apo si do bëjnë zgjidhjen për sigurimin e skeleve mbrojtëse është në përgjegjësinë e vetë ndërtimtarëve e jo i inspektoratit.
Mungesa e ndryshimit në teren na ka bërë që të marrim këtë masë. Ne nuk e quajmë këtë masë radikale. Sepse ne nuk mundemi me prit me vdek edhe njerëz tjerë, e jeta tjera me humbje të njerëzve dhe me thënë hajt tash po ja nisim. Jo se janë bërë tepër. Edhe veç një vdekje në vendin e punës është e tepërt. Për punën e skeleve a ka në treg a nuk ka ne nuk e dimë. Ju merruni me këtë punë. Ju kur i keni fillu ndërtimet është dashtë me ditë. Dhe kur bëni një plan biznesi ju llogaritni për të gjitha materialet. Është çështje që ju e zgjidhini vetë se a ka skele në treg apo nuk ka. Mënyrën qysh keni me zgjidh ne nuk e dimë, dhe nuk merremi më këtë çështje. Më vjen keq nëse po dëmtohet biznesi, mirëpo nuk ka mundësi ndryshe me shku, nuk ka mundësi me humb jetë tjera të njerëzve”, tha ai.
Ndërkaq, Faton Hoxha, kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës po këmbëngul që për aq ndërtime sa po bëhen në Kosovë nuk mund të sigurohen skele, duke shtuar se pajtohet me atë se duhet të ekzistojnë pajisjet personale.
“Nuk është skelja e vetmja masë e sigurisë dhe kërkesa juj është se të mbyllet punishtja deri sa të rrethohet objekti me skele dhe të vendosen pajisje personale. Plotësisht pajtona s epa pajisje personale punëtorët nuk duhet me i leju me hy as në objekt. Mirëpo nuk është e vetmja masë skelja, sepse sa objekte i kemi duke u ndërtu nuk kemi skele për me i furnziu. Ka masa tjera që munden me u ndërmarrë…në asnjë rast s’po duam me kundërshtu aksionin e juj që është në të mirën e sigurisë së punëtorëve, por masa e fundit është më shumë se radikale. Nuk mundeni me dalë edhe me i mbyll punishtet Ad Hoc pa dalë dhe pa dalë me bo analizë se a kemi edhe mundësi teknike. Se për gjitha punishtet duhet minimumi, nëse janë objekte jo shumë të mëdha 100 punëtorë të specializuar me i montu ato skele”, tha Hoxha.
Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Ramush Hardinaj Haki Shatri duke mos e ditur se kur do të përfundojë sezoni i punës në ndërtimtari, ka kërkuar nga kryeinspektori dhe ndërtimtarët që të arrijnë një marrëveshje për sezonin e ardhshëm.
